Nga John Patterson
Në 28 qershor, 1971, Frensis Ford Kopola, po kryente disa rregullime të fundit në përfundimin e përshtatjes e tij të kushtueshme diskutueshme kinematografike të librit bestseller të Mario Pucios “Kumbari”. Atë ditë Kopola po xhironte pjesë të masakrës së famshme kulmore të filmit, në të cilën Majkëll Korleone merr drejtimin e mafias së Nju Jorkut, duke ekzekutuar rivalët e tij me një armë automatike.
Teksa Xho Spineli, që luante rolin e njërit prej njerëzve të fortë të Majkëllit, qëlloi me 6 plumba një bos imagjinar të mafias së Njo Jorkut, gjatë kohës kur ky kishte mbetur i bllokuar në një derë rrotulluese në një hotel, dhe kjo ngjarje në fakt i referohej bosit Xho Kolombo, i cili u qëllua për vdekje në një tubim italo-amerikan në ‘Columbus Circle’, jo me shumë se katër blloqe larg nga vendndodhja e Kopolas.
Kjo vrasje qe akti i parë në një luftë të egër mes bandave të mafias, e shpallur nga një drejtues i ri dhe vizionar me emrin Xho Galo. Por ky qe fundi i lidhjes çuditshme mes Kolombos (i cili mbeti në koma deri në vdekjen e tij në vitin 1978) dhe “Kumbarit”, një film që nuk mund të ishte realizuar pa dakordësinë e Kolombos. Siç përshkruhet në detaje në dokumentarin “Kumbari dhe Mafia”, Kolombo kishte lënë të vetë kuptohej se ndërmjet tij dhe producentit të “The Godfather”, Al Rudi, kishte një pakt. Ai kërkoi që organizata kriminale të monitoronte narrativën e filmit, në të kundërt nuk do të mund të xhirohej as edhe një skenë e tij.
Duke e ditur se filmi do të humbiste të gjitha vërtetësinë e tij nëse xhirohej në studio e mbyllura, Rudi nuk kishte asnjë mundësi përveçse të pajtohej me kushtet, dhe sërish mediat u morën gjatë më këtë histori – një shtrëngim duarsh me djallin – duke e masakruar për disa muaj me rradhë.
Sigurisht e gjitha kjo i bënte jo pak publicitet filmit, dhe disa komentues si Karlos Klarens, në studimin e tij historike të vitit 1980 mbi filmat me krim, kujton se “filmimi nën kërcënimet e përditshme kishte funksionuar për mrekulli, duke rikthyer në kinema madhështinë e një filmi të ngjashëm me gansterë “Porta për në ferr” (1930).
Detajet janë interesante. “Kumbari” ishte shkruar nga Pucio, një italo-amerikan që u rrit në Hell’s Kitchen, por që nuk ishte takuar asnjëherë me ndonjë mfaoz. Ai e bazoi rrëfimin e tij mbi këta të fundit kryesisht nga rrëfimet e krupierëve të kazinove në epokën e artë, Las Vegasi i viteve ‘60 i Mo Dalic dhe Rat Pekut.
Por kjo nuk e pengoi atë nga arritja e një shkallë të tillë mbresëlënëse të origjinalitetit, aq sa në kohën kur filmi u bë një hit, shumë mafiozë të vërtetë filluan të përputhnin sjellet e tyre sipas ritualeve të përshkruara nga Pucio dhe Kopola – si puthjet faqe më faqe, dhe puthja e unazës gati papnore të Kumbarit, duke u zotuar për besnikëri.
Përvoja totala e zhytjes në botën e mafias që parasiqte filmi – i arritur nga efekti i mbajtjes së audiencës emocionalisht të lidhur me mafiozët, dukej sikur të çonte në vitin 1945, edhe tani është e vështirë të imagjinohet që një bllok larg nga sheshi i xhirimeve ishte viti 1971 dhe mafia e vërtetë e Nju Jorkut, që qe duke përjetuar të njëjtat trazira si gjithë të tjerët në ato kohë marsiane.
Edhe pse dokumentari na e fsheh pjesën më të madhe të kësaj, nuk ka një prezantim të vërtetë të pasurisë dhe kompleksitetit të asaj periudhe të historisë së mafias. Kolombo ishte kreu i asaj që kishte më parë kishte qënë familja mafioze Profaci, të cilën e kishte trashëguar në mesin e viteve ‘60 vetëm për shkak Xho Galo kishte qenë në burg për 10 vjet.
Në filmin “Djem të mirë” adoleshenti Henri Hill thotë mes të tjerash:Ishte një kohë e lavdishme, para Appalachin, dhe para se Xhoi i Krisur të fillonte një luftë me bosin e tij…”. Appalachin, ishte referencë ndaj një operacioni të bujshëm të FBI-së ndaj pasurive të një bosi kryesor të mafias së Nju Jorkut në vitin 1957. Ishte duke u zhvilluar një mbledhje e krerëve të mafias, kur agjentët arrestuan dhjetëra prej tyre, teksa mafozët hodhën në tokë armë, bizhuteri dhe mijëra dollarë në para të gatshme (incidenti përmendet tërthorazi në episodin e fundit të sezonit të pestë të “The Sopranos”.
Ndërkohë Xho Galo, e pa drogën si burim të madh fitimi, dhe pavarësisht kundërshtimeve të forta të një bosi të vjetër korleonez, Laki Luçiano, ai nuk e pati problem në krijimin e partneriteteve të shpërndarjes së drogës me zezakët në Harlem dhe Bedford-Stuyvesant, duke sjellë me anije shumë ngarkesa. Lufta që pasoi në fund të viteve ‘50 (e përmendur tek Kumbari II – “Jo këtu, Carmine!”), e përçau organizatën, rrëmbeu titujt kryesorë në media, dhe e inkurajoi Prokurorin e ri të Përgjithshëm Bob Kenedi të ndiqte pa mëshirë mafian pas vitit 1960 – duke u fokusuar tek figura si Xhimi Hofa, dhe bosët e mafias së Çikagos, Tampas në Florida dhe Nju Orlinsit (të cilët me vonë mund të kenë ndihmuar në vrasjen e vëllait të tij Xhon).
Pra, ishte një vëllazëri mafiozësh shumë e rraskapitur që u mor me Kopolën dhe Rudin në vitin 1971. Ai qe ndërkaq një komunitet që kishte pak shije për publicitetin. Në kinema, fjalët “mafia” dhe “Cosa Nostra” dëgjoheshin rrallë para filmit “Vëllazëria” i vitit 1968. Edhe J Edgar Huver e minimizoi rëndësinë e mafias gjatë viteve ‘30, ‘40 dhe ‘50 – duke ekzagjeruar kërcënimin komunizmit – ndoshta për shkak gjeniut të financave të mafias Mejer Lanskit (Hajman Rot tek Kumbari II) që e pati shantazhuar Huverin mbi homoseksualitetin e tij që në fillim të vitit 1935.
Megjithatë, në një epokë shumë të trazuar mbi çështjet racore dhe etnike, italianët si Xho Kolombo gjetën një mënyrë për të shprehur ankesat e tyre me natyrë etnike. Edhe pse komuniteti italian ishte shërbyer mirë nga grupet sociale si “Kalorësit e Kolombit dhe “Urdhri i Bijve të Italisë”, Kolombo u përfshi në një sipërmarrje të re, shumë të ndikuar nga mafia dhe të quajtur në frymën e kohës, Lidhja Italio-Amerikane e të Drejtave Civile.
Dhe mbërritja e “The Godfather” në Manhatan, i dha grupit një mundësi për të rritur profilin e tij. Lidhja kërkoi të drejtën e konsultimit, dhe i dha në këmbim Rudit qasje në zonë. Frenk Sinatra – ndoshta i pakënaqur mbi referencat e Pucios mbi mënyrën përmes të cilës ai siguroi rolin e tij në filmin “Nga këtu drejt përjetësisë” – ngriti një organizatë institucion për mbledhjen e fondeve në ‘Madison Square Garden’, ndërsa politikanët vendorë morën pjesë në mitingun e parë të Lidhjes në vitin 1970, duke dënuar paragjykimet anti-italiane.
Një etje për të qenë në titujt e parë të mediave dhe blicet e fotografëve, duket të ketë qenë pjesë e motivimit të Xho Kolombos, për t’u ngatërruar me Lidhjen dhe xhirimin e filmit “Kumbari”. Por kjo do shënonte edhe rënien e tij. Mafias që pëlqente sekretet dhe i urrente kamerat, u ngop me të. Duke punuar në partneritet me bosin e bosëve Karlo Gambinon, Xho Galo, sërish i lirë dhe jo më pak i çmendur, porosity një shokun e tij kriminel zezak, Zherom Xhonson, që e ekzekutoi Kolombon gjatë tubimi të dytë vjetor të Lidhjes Italo-Amerikane në “Columbus Circle”.
Pasoi një gjueti ndaj gangsterëve zezakë që deri atëherë ishte diçka krejtësisht e huaj për mënyrën e veprimit të mafias, por askush nuk u mashtrua. Xhonsoni u qëllua nga një person që u largua me shpejtësi, por të gjithë të dyshuan tek Galo për shkak të lidhjeve të tij në Harlem.
Kur vetë Galo u vra një vit më vonë – në një shtëpi në “Mulberry Street” duke festuar ditëlindjen e tij të 43-të – ai kishte fituar shijen e tij për publicitet; kishte filluar të adhuronte shkrimtarët (kishte lexuar Kamy dhe Sartrin në burg), dhe ishte duke shkruar kutimet e tij, “A-Block”. Pas përvojës fatal të Xho Kolombos me “The Godfather”, ju do të mendoni se Galo mund të kishte mësuar leksionin e tij. Siç doli më vonë, ai vdiq në të njëjtën mënyrë si Virgil “Turku” Solozo, nga dora e vrasësit të ri Majkëll Korleone, në një shpërthim gjaku dhe salce – tamam si në filma. / “The Guardian” – Bota.al