Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur pasi në kutitë postare e ish-presidentëve Clinton e Obama sot u gjetën mjete shpërthyese.
Në redaksinë e CNN’it në Nju Jork është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes. Të gjithë punonjësit janë larguar.
Dy gazetarë të CNN ishin në një transmetim direkt kur u aktivizua alarmi dhe të gjithë punonjësit u evakuuan shpejtë.
Në kutinë postare të redaksisë së CNN’it u gjet një mjet i dyshuar shpërthyes, transmeton Gazeta Express.
Mjete të njëjta janë gjetur edhe para shtëpisë së ish-presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama, transmeton Gazeta Express.
Shtëpia e Bardhë i ka dënuar këto sulme, ndërsa të hënën u raportua se edhe miliarderi George Soros ishte kërcenuar me mjet shpërthyes. /Express/