osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Paketa ligjore kundër shpifjes dekurajon lajmet e rreme

Paketa ligjore kundër shpifjes dekurajon lajmet e rreme

“Ne jemi bërë gati për të paraqitur një paketë ligjore kundër shpifjes për të dekurajuar lajmet e rreme”. Kështu deklaroi sot në mbrëmje Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në darkën e punës të organizuar në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare “News Agencies vs Fake News”, e cila do të organizohet nesër në Tiranë, nga Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kjo masë, sipas tij, “do të nxisë një gazetari që i referohet ‘googlimeve’ klasike në përgatitjen e lajmeve dhe për të lehtësuar të gjithë barrën e jashtëzakonshme që kjo mori të pavërtetash krijon mbi opinionin publik”. Kryeministri theksoi se “deri sot Shqipëria ka pasur një legjislacion, ndër më të relaksuarit sa i takon shpifjes”.

Qëllimi ynë, tha Rama, “nuk është që të shkojmë drejt modeleve si ato të shumë vende të BE-së, ku shpifja është jo vetëm në Kodin Penal, por e dënueshme edhe me burg”. “Ne e shohim si shumë të rëndësishme në radhë të parë, që të unifikojmë legjislacionin, duke përfshirë edhe të gjithë pjesën e medias online, që është faktikisht jashtë legjislacionit”, – tha Rama. Kryeministri iu referua situatës që ekziston sot në Shqipëri, ku sipas tij, “në 5 vitet e fundit janë regjistruar mbi 20 mijë portale me prapashtesën .al dhe dhjetëra-mijë të tjerë që funksionojnë me prapashtesa të tjera”.

“Nga këto, mbi 700 janë portale lajmesh, prej të cilave deri pak kohë më parë vetëm 12 administroheshin nga struktura redaksionale dhe me vetëm 72 prej gazetarëve. Të tjerat, më shumë se 600, as nuk dihet se si financohen, kush i ka në zotërim dhe cilat janë dhe vetë qëllimet e hapjes së tyre”, – theksoi Rama.

Kryeministri e cilësoi këtë “një situatë prej xhungle, ku ne synojmë të vendosim një rregull normaliteti si në vendet e tjera, duke bërë disa ndërhyrje ligjore, që nuk synojnë prekjen e Kodit Penal, apo të Kodit Civil”. Rama tha se “… thjesht dhe vetëm ato fokusohen te një lloj përditësimi i legjislacionit ekzistues mbi median”. ,“Ne kemi një legjislacion të avancuar për mediat audiovizuale dhe një strukturë të posaçme, AMA, që ndjek të gjitha rastet ku media elektronike bëhet subjekt i ankesave apo shqetësimeve për lajme të rreme apo shpifje”, – tha Rama./ATSH