Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror ka zbukuar listën e pasagjerëve që humbën jetën në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino, kur një aeroplan Embraer me dhjetë pasagjerë u rrëzua.
Personat që vdiqën janë: Propustin Sergey, Makarian Evgeny, Totmin Alexander, Chekalov Valery, Utkin Dmitry, Matusev Nikolai dhe Yevgeny Prigozhin. Midis anëtarëve të ekuipazhit ishin piloti Levshin Alexey, bashkë-pilot Karimov Rustam dhe stjuardesa Kristina Raspopova.
Emri i 39-vjeçares tërhoqi vëmendje pasi ishte e vetmja femër që ndodhej në avion.
Ajo nisi punën në kompaninë MNT Aero, duke punuar me kontratë dhe ishte përgjegjëse për fluturimet private. Pak para tragjedisë, ajo u ankua te të dashurit e saj për vonesën e fluturimit. Ajo postoi një foto të mëngjesit dhe valixhet e saj me fjalët “Kabina” në mediat sociale të mërkurën në mëngjes.
Sipas mediave ruse, vëllai i saj është zëvendësprokurori i Jemanzhelinsk, Yevgeny Raspopov. Të dy thuhet se kanë lindur në Kazakistan, megjithëse në profilin e Kristinës thuhet se ajo punonte në Moskë.
Mediat e huaja raportojnë se avioni Embraer Legacy 600 nuk kishte shfaqur asnjë lloj problemi deri në 30 sekondat e fundit të rënies.
Rosaviatsia, agjencia ruse e aviacionit tha se Prigozhin, i cili udhëhoqi një kryengritje të abortuar në qershor, ishte një nga 10 personat në bordin e aeroplanit të rrëzuar. Ministria e situatave emergjente të Rusisë tha se ai po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg kur u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin Tver, shkruajnë mediat e huaja.
Kreu i grupit mercenar paraushtarak Wagner Yevgeny Prigozhin ishte në aeroplanin që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë. Me të në aeroplan ishin nëntë persona të tjerë, duke përfshirë Dmitry Utkin, një nga themeluesit e Wagner dhe zëvendësin e Prigozhin. Të gjithë ata, siç pretendohet nga Administrata Ruse e Aviacionit Civil “Rosaviatsia”, vdiqën.