Këngëtarja Jonida Maliqi u rendit në mesin e dhjetë këngëve për të vazhduar garën e Eurosong. Mbrëmjen e sotme mbahet finalja e festivalit dhe Jonida do të këndojë e dyta.
Gjatë performancës së parë këngëtarja ia doli të përcillte shumë emocione me këngën ‘Ktheju Tokës’.
Për trofeun janë në garë 26 shtete pjesëmarrëse. Fituesi do të shpallet pas një përllogaritje të pikëve të dhëna nga juria dhe votat e publikut nëpërmjet televotimit.
Për të gjithë ata që duan të votojnë këngën e Shqipërisë nga kudo ku ndodhen kodi është #02. Është lajmëruar se në skenën e madhe në Tel Aviv do të ngjitet edhe ylli i popit, Madona.