Kryeministri Rama ka postuar pak më parë një foto të punimeve në Bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë, duke bërë të ditur se shumë shpejt ai do të jetë i hapur për vlonjatët dhe turistët.
‘Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm’, shkruan Rama.
Më tej, kryeministri ka zbuluar se shumë shpejt do të nisë puna dhe për transformimin e Sheshit të Falmurit në Vlorë, duke fokusuar kështu punimet drejt qendrës së qytetit.