Anisa Markarian ka lindur ne Tirane me 4 Korrik 1962 është aktore me origjine nga Armenia Profesioni i vertete i Anisas eshte mjeke por edhe ne aktrim ajo eshte nje aktore jo vetem simpatike por edhe me talent ndonese nuk ka interpretuar ne shume filma.
Mbasi kryen Gjimnazin “Sami Frasheri” studion ne Universitetin e Tiranes ne Fakultetin e Mjeksise te cilin e përfundon shkelqyeshem. Edhe pse nuk ka kryer shkollën per aktrim ajo shfaq aftësi si aktore gje qe i terheq shpejt rregjizoret e kinematografisë per ti ofruar disa role kryesore.
Keshtu e nis karrieren e saj me 1978 tek filmi “Vajzat me kordele te kuqe” ne rolin e Dhurates. Por roli qe do ta beje ate te mirënjohur tek spektatori shqiptar eshte ai i Zanes tek “Ne cdo stine” (1980) perkrah aktorit tjeter Arben Imamit ku nga ky film nderohet me kupen e Festivalit te IV te Filmit si aktorja me e mire ne rolin kryesor . Ketu ne kete film spikat aktrimi i saj i natyrshëm, natyra poetike, bukuria dhe hijeshia femerore, ndjenjat e holla dhe here here edhe tonet dramatike.
Gjithashtu nje sukses tjeter ne film eshte interpretimi “Ngjyrat e moshes” ku eshte skenariste dhe ne rolin kryesor. Ne fakt qe me pare me 1988 ajo ka patur nje sukses tek “ Pranvera s`erdhi vetem” ku fitoi kupen ne festivalin e filmit per edicionin e 8-te, duke qene bashkeskenariste dhe ne rolin kryesor .
Pas ndryshimeve demokratike qe ndodhen ne vend ne vitet `90-te emigroi në Francë, ku jeton aktualisht por si mjeke nutricioniste, larg kamerave dhe projekteve kinematografike. Ka dy fëmije, një vajze e një djalë.. Ajo shkruan edhe mjaft bukur poezi, novela etj . Per tu permendur libri “Sënduku i kujtimeve” (1997).
Filmat:
Vajzat me kordele të kuqe – (1978); Në çdo stinë – (1980) ; Pranvera s’erdhi vetëm – (1988) ; Ngjyrat e moshës – (1990) ; Loin des barbares – (1994)