Kastriot Çaushi lindi në Tepelenë më 1954. Aktor i mirënjohur i kinemasë dhe pedagog i aktrimit. Duke filluar nga viti 1997 është rektor i Akademisë së Arteve të Tiranës. U diplomua për aktor dhe disa vjet punoi në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, më pas u rikthye në Tiranë, këtë herë si pedagog. Ka luajtur 18 role në filma artistikë, duke filluar me rolin e Fatmirit tek “Nusja dhe shtetrrethimi” (1976).
Në vitet ’80 ka pasur karrierë në ngjitje, duke fituar fillimisht Medalionin e Festivalit të Filmit me rolin e Vasil Laçitnë filmin “Plumba Perandorit” (1980) dhe pastaj Kupën për aktorin më të mirë me rolin e Kujtimit në filmin “Qortimet e vjeshtës” dhe në fund përsëri Medalionin për rolin e Ilirit në filmin “Shirat e vjeshtës” (1984). Ndër filmat e tjerë të suksesshëm mund të përmendim “Apasionata” (1983), “Vendimi” (1984), “Ngjyrat e moshës” (1990) dhe (1994).
Pas dhjetë vjet pauze u rikthye në kinema me filmin “Lule të kuqe, lule të zeza” (2004) të regjisorit Mevlan Shanaj.
Kastriot Çaushi është një ndër aktorët më pëlqyer shqiptarë. Çaushi ka dy fëmijë, Erosin dhe Fionën. Në fakt për hir të së vërtetës, aktori ka preferuar ta mbajë larg familjen nga vëmendja mediatike.
Por tashmë që fëmijët e tij janë të rritur është e vështirë që të mos kenë profile personale në rrjetet sociale. Teksa i sheh në foto të ndryshme në rrjetet sociale, vë re ngjashmërinë e djalit Erosit me babain e tij.
Ndërsa vajza është më e kundër për shkak të ngjyrës së flokëve dhe syve të kaltër, çfarë me siguri i ka trashëguar nga e ëma, Valbona.