I penduari, e kapi për krahu Falconen dhe e ftoi të ulet: “Gjykatës, qetësohu të lutem, pi pak ujë”. Ndenji një copë herë dhe shtoi: “Unë nuk flas për politikanët, pasi dua që të mos ndodhë asgjë ty, pasi ajo është vija e kuqe. Sapo të nis të flas, atëherë ata do të të vrasin”.
Sot mafia do të thotë kompani të zbrazura dhe të ripopulluara për të pastruar para, sipërmarrës të mposhtur nga konkurrenca e pamposhtur sepse bazohen në fitime të paligjshme, vepra të mëdha që bëhen për të kursyer para në lëkurën e qytetarëve.
Nëse dje, duke folur për mafian, mund të mendonim për një thikë të zhytur në trupin e shoqërisë, sot duhet të mendojmë për një virus, një murtajë të heshtur që i shpëton syrit, por dëmton shoqërinë, duke ulur në mënyrë drastike cilësinë e jetës së të gjithëve.
Dhe Falcon vdiq i masakruar pasi fillio luftën me mafien politikën. Kjo nuk ndryshoi asgjë në Itali por ama mafia e humbi një betejë me shtetin megjithëse mori jetën e një gjyqtari të përkushtuar humbi me qindra ushtarë të angazhuar dhe miliona të grumbulluara.
Kjo nuk po ndodh dhe as nuk do të ndodhi kurrë në Shqipëri përderisa betejën me krimin politik i’a u kemi lënë në dorë ca njerëzve të trembur dhe të paaftë në funksionet që kryejnë në fushën e drejtësisë.
Pas çdo kërcitje dhëmbësh nga të akuzuari e pushtetshëm shikon një zbythje deri në bashkëpunim e grupit folkklorik SPAK dhe GJKKO që nuk këndon por ama e “qanë” drejtësinë.
Deri dje ishin në “një zë e me një iso” por krejt papritur u del përpara një milioner i rilindur me 140 m katror pronë dhe me fyellin e vjerrit që pas arrestimit të tij u kthye në gjyle kundër gjykatësve dhe prokurorëve dhe shteti, dovleti, ligji dhe mileti ranë “squk” kur hajduti u zgjua në shtëpi krahë gruas sikur të mos kishte ndodhur asgjë, si i pafajshëm i pa gjykuar, por i trimëruar… në betejën për të ruajtur plaçkën e grabitur.
Kjo ndodh kur përveç hallexhinjëve në istikam me ta rreshtohen dhe faqezinjtë e TV dhe dizinformimit si lukuni ujqërish në kazanin e kockave
Nuk e di se ku e gjenë guximin paftyrësinë dhe mjeshtrinë ca media që shantazhojnë SHBA dhe partnerët duke mbushur banaqet e tyre me thirrje ogurzeze kundër atyre, shtetit e ligjit, duke u kthyer në shurrtore të ndyra, për të ndotur një komb të tërë, me njerëz që na kanë ndotur dhe masakruar prej dekadash.
Propoganda e shfrenuar antishtet dhe antiligj i kalon caqet mediatike dhe është kthyer në një shfaqje kriminale që duhet ndëshkuar, por e keqja është se nuk ka kush e bënë.
Mburrje lartë e poshtë me drejtësinë e kryqeveritarit ngjajnë si ata këngët e frikacakut që këndon duke udhëtuar natën vetëm jo se di të këndoi por për të larguar egërsirat imagjinare.
E kjo e bënë drejtësinë arrogante me njërëzit e vetëmuar dhe pa përkrahje dhe të pëgërë me politikanë të rrezikshëm ish bythgrisur të ardhur nga asgjëja sot milioner që nuk kanë se çfarë të humbasin nëse drejtësia i kthen nga kanë ardhuur… në kasollen e bajgave.
Këto janë të paprekshmit imagjinare se gjithësesi këta nuk janë ata që njihte Buschetta por kush i mbush mendjen gjyqtarve dhe prokurorve që këtë të hanë m*tin, sepse më përpara kanë mësuar që frika ruan vreshtat, e vreshtat e kësaj kaste drejtësie duhen ruajtur… megjithëata ndere dhe hyneri që po u bënë shteti me xhepat e popullit. /Ekskluzive.al