osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pagat milionëshe që nxorrën “cullak” Erion Veliaj dhe flota e këshilltarëve që vjen erë në Bashkinë e Tiranës

Pagat milionëshe që nxorrën “cullak” Erion Veliaj dhe flota e këshilltarëve që vjen erë në Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj ka një këshilltarë që e paguan për çdo gjë që bënë, ndoshta edhe kur shkon në tualet, atje ku dhe “mbreti shkon në këmbë”. Ndryshe nuk shpjegohet, se si një kryetar bashkie mund të mbaj rreth vetes 20 këshilltarë të cilët paguhen me rroga milionëshe, që dëshmojnë vetëm dy gjëra se: 1) Veliaj është totalisht i paaftë dhe ka nevojë për këshilla edhe kur “urinon”, ose bashkia është kthyer në një “kuplara” për qoka dhe favore.

Erion Veliaj apo “Lali” siç parapëlqen ta thërrasin, e ka kthyer në fakt Bashkinë e Tiranës në një koshere qokash, sepse gjithkush që i rri pranë, i buzëqesh, del në foto apo harxhon kohën me të, qoftë për pak minuta… nuk e bënë as për qejf dhe as për punë, por për t’i futur dorën në xhep, sepse të gjithë e njohin bujarinë e kryebashkiakut me paratë tona, se për të tijat ta merr erzin ai.

I keni parë ato VIP-at që shfaqen në TV, që thurin lavde për kryebashkiakun dhe për Tiranën që është transformuar është bërë “lule”, por që çuditërisht nuk i shohin fare grabitjet miliona euro me inceneratorin e Tiranës, rrugët “arna arna” prej betoniereve e kamionëve që prishen nga ndërtuesit e pallateve por rregullohen me xhepin e shqiptarëve, pluhurin e ndotjen që vret, as pallatet që mbijnë si kërpudha dhe as trafikun paralizues, sepse të gjithë këta janë në bordero, pa përjashtim.

Nuk kemi si e shpjegojmë tjetër “verbërinë” e tyre neveritëse, veçse nëse janë të paguar, sejmen të kryebashkiakut që nuk e do askush, për të rrëmbyer ndonjë projekt, të kapin ndonjë vend pune si “këshilltarë” i brendshëm apo i jashtëm, apo të punësohen si “specialista të hurit apo litarit”, të përfitojnë ndonjë leje apo favor, e prej tyre të jetojnë në vila luksoze jashtë pluhurit dhe zhurmës së Tiranës së mbipopulluar të Veliaj, e kjo nuk ndodh për fajin e tyre, por ky është profili që ka dashur të krijojë Erion Veliaj për veten e tij.

Nuk janë pak, por 20 këshilltarë që i rrinë “peqe, lepe” dhe këshillojnë kryetarin, se si në fakt nuk duhet të ishte Tirana. Për habi tonën, Erion Veliaj ka më shumë këshilltarë se çdo institucion tjetër, ndoshta edhe në botë dhe në listën e publikuar mëposhtë mungon zyra e shtypit, këshilltarët ligjorë dhe zyrat e marrëdhënies me publikun në Bashkinë e Tiranës.

Për të relativizuar debatin, më lipset të kujtoj rastin e krizës ekonomike që mbërtheu Greqinë fqinje disa vite më parë. Shembulli ishte i qartë: në një institucion grek, për të dërguar një letër nga funksionari më i ulët tek eprori që duhet ta firmoste, letra kalonte në disa duar, e secila nga këto duart paguhej për të njëjtën punë që mund të bënte funskionari i parë.

E tillë është edhe situata në Bashkinë Tiranë, ku ka këshilltarë që marrin miliona lekë për të mos shkuar fare në punë, si rasti i Monika Lubonjës, e cila prej 3 muajsh ndodhet në emisionin “Big Brother Vip”, apo dhe të ndonjë këshilltari apo specialisti të “katërpunësuar”, sepse VIP-at tanë kanë kohë t’i bëjnë të gjitha, e jo si ne “tjerët” që mezi mbyllim një punë. Ne nuk kemi asgjë me Monikën e as me të tjerët, kur gjejnë shesh e bëjnë përshesh, por jemi në merak për kryetarin, i cili nuk ka mundur të marrë këshillat e saj të vyera për “bananet”./Ekskluzive.al