Ish-deputeti, Halit Valteri me anë të një postimi në ‘facebook’, ka denoncuar deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili si i përfshirë tek inceneratorët me anë të vëllait të tij.
Sipas Halit Valterit, vëllai i deputetit të partisë së Lirisë, Trajan Vasili ka pasur përgjegjësi direkte për procedurën e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit.
Ish-deputeti ka publikuar dokumentat, ku sipas tij në raport janë përcaktuar shkelje të rënda finaciare për vëllain e deputetit, Petrit Vasili në lidhje me inceneratorin e Fierit.
Lobimi i LSI-së në SHBA, Petrit Vasili në SPAK
Kujtojmë se në atë kohë vëllai i deputetit, Trajan mbante detyrën e drejtorit te Financës pranë ministrisë së Mjedisit.
Por duket se SPAK kur bëhet fjalë për familjarë të njerëzve pranë kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta zgjedh ti “mbyll sytë” duke i anashkaluar.
Postimi i Halit Valterit:
Paftyresia e ish Lsi nuk njeh kufi, Petrit Vasili denoncon inceneratoret kur vellai i tij eshte ngarkuar me pergjegjsi direkte per proceduren e inceneratorit te Elbasanit dhe Fierit. Perse nuk del palaco Ilir Metaj te denoncoje vellain e Petritit, Trajan Vasilin per dem 4.100.000 euro?
Ne Inspektimin Financiar Urdheruar me Vendimin Nr 62 date 16.06.2020 te kryer nga Ministria e Finances per Inceneratorin e Fierit, ka rezultuar se:
Pervec përgjegjësive dhe personave përgjegjës qe duke u gjykuar tashme per kete çështje, ky raport ka përcaktuar si përgjegjës per shkelje te renda financiare ne lidhje me inceneratorin e Fierit edhe shtetasin Trajan Vasili i cili mbante detyrën e drejtorit te Finances pranë ministrisë se Mjedesit dhe konkretisht eshte konstatuar:
“Afera e LSI për lobimet në SHBA kap vlerën 1.2 milionë Euro”, ish-deputeti: Meta dhe Kryemadhi rrezikojnë burgun, por ka edhe të tjerë
Per shkeljet te renda me nje vlere prej 4,100,000 Euro eshte gjetur person përgjegjës edhe Drejtori i Finances se ministrisë se Mjedisit z Trajan Vasili vëllai i deputetit dhe ish kryetarit te LSI pasi ka kryer pagesa ne kundërshtim me ligjin.
Po per te njëjtat fakte te këtij raporti financiar prokuria e pasacme ka arrestuar dhe po gjykon ish ministrin Lefter Koka dhe mbikëqyrësin e punimeve Arben Dervishaj per falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.
SPAK po i tund prangat para syve, ku është zhdukur Ilir Meta?
Eshte ngarkuar si pergjgjes per kundërshtim me ligjin per pagesat e tvsh ne lidhje me kete kontrate dhe per shkaktim te nje demi ekonomik prej 119.400 Euro po me kete kontrate.
Gjithe ashtu edhe ne koncesionin e Elbasanit po ne vitin 2020 Trajan Vasili, vëllai i Petrit Vasilit eshte gjetur ne shkelje nga auditi per nje pagese prej 656,252 Euro per te cilat ish ministri Lefter Koka dhe ish Sekretari i Pergjithshem janë ne burg.
Pra eshte qarte se prokurori ka shmangur nga përgjegjësi penale te renda Trajan Vasilin vëllain e kallëzuesit deputetin e LSI Petrit Vasili duke mbajtur haptazi nje standart te dyfishte po njëlloj sic beri prokurori i çështjes se Elbasanit qe shmangu provat per ish Zv Kryeministrin Arben Ahmetaj dhe ne fund e panë gjithë Shqiptaret sesi përfundoi kjo çështje, dhe kjo eshte nje njolle per ate institucion i cili favorizon segmente te caktuara politike dhe behet pale me politikane te cilët janë te perfshire po ashtu ne kete afere.