osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Paditi Nishanin në gjykatë, “SHQUP”-istët presion Dukës të shkarkojë Panuçin

Paditi Nishanin në gjykatë, “SHQUP”-istët presion Dukës të shkarkojë Panuçin

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i dështuar deri tani në zgjedhjen e Kristian Panuçit në krye të Kombëtares, për shkak se tekniku italian nuk e ka treguar veten në më shumë se një vit se është i duhuri për të drejtuar skuadrën përfaqësuese të Shqipërisë, në daljet e tij në media tha se kishte një sulm të organizuar ndaj trajnerit, duke mos e fshehur presionin për shkarkimin e tij.

Në fillim u duk si një lojë e Dukës për të larguar vëmendjen nga problemet që ka sot futbolli shqiptar. Por “Pamfleti” ka siguruar informacione që presioni ndaj kreut të federatës për të shkarkuar Panuçin është i vërtetë. Ky presion gatuhet dhe del prej “SHQUP”-it, atje ku Nishani ka “ushtarët” e tij të besuar.

Por ky presion ushtrohet nga të djathtët në formë hakmarrje për shkak të padisë që tekniku italian ka bërë në Gjykatën e Tiranës ndaj ish-presidentit Nishani për fyerje dhe ku i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim. Presioni po bëhet duke përdorur disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Këta të fundit i kanë “rekomanduar” Dukës të shkarkojë Panuçin.

Vetë Duka ka pranuar se Panuçi ka gabuar me padinë, por nga ana tjetër është kujdesur që të mos e shkarkojë trajnerin, pasi një lëvizje në këtë drejtim do të bënte që italiani të fitonte shumë para për prishje të njëanshme të kontratës. Duka po përpiqet të ulë zjarrin e ndezur, por i ka dalë situata nga kontrolli pasi Panuçi e ka marrë seriozisht këtë cështje, një përplasje që ai po i shkon deri në fund, dëshmuar dhe me padinë e riformuluar dje në Gjykatën e Tiranës.

A po luan rol në këtë çështje funksionari i PD-së Enkelejd Alibeaj, njëherësh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së? Kjo mbetet të shihet, por dyshimet janë të forta që po, është një mënyrë presioni ndaj kreut të FSHF-së që të shkarkojë Panuçin, me justifikimin se nuk ka rezultatet e duhura, por në fakt ka lidhje me padinë që i është bërë Nishanit. /Pamfleti Sport