osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Padia e KLSH, SPAK mbyll hetimet për aferën me laboratorët, dosja drejt kalimit për gjykim

Padia e KLSH, SPAK mbyll hetimet për aferën me laboratorët, dosja drejt kalimit për gjykim

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për një prej dosjeve të aferave në shëndetësi. Bëhet fjalë për një kallëzim të Kontrollit të Lartë të Shtetit të bërë një vit më parë, ku u paditën 10 persona për abuzime me detyrën. Për të qenë më të saktë, KLSH kallëzoi në SPAK shtatë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë për shkelje të dyshuara ligjore në dhënien me koncesion të shërbimit të laboratorëve.

Tre zyrtarë të tjerë u kallëzuan për tenderin e blerjes së respiratorëve në kulmin e pandemisë së COVID-19. Shkeljet në dhënien e kontratës PPP të laboratorëve janë pjesë e raportit të KLSH-së për buxhetin e vitit 2020. Sipas KLSH, komisioni i dhënies së koncesionit/ PPP ka refuzuar të marrë në konsideratë kundërshtimin e konsulentit IFC ndaj kualifikimit të konsorciumit që u shpall fitues.

IFC është akronimi i Koorporatës Ndërkombëtare të Investimeve, pjesë e Bankës Botërore. Sipas auditimit, IFC rekomandoi skualifikimin e konsorciumit fitues, nisur nga dyshimet se njëri prej operatorëve ekonomikë ishte në ndjekje penale në Spanjë, ndërsa njëri prej operatorëve nuk ka përqindjen e nevojshme të së drejtës së votës në kompaninë mëmë të tij.

Sipas KLSH-së, në raportin përmbledhës të hartuar nga Komisioni i dhënies së Koncesionit nuk janë paraqitur kundërshtimet e IFC-së dhe nuk janë kryer hetimet e arsyeshme në përputhje me Dokumentet e Procedurës Konkurruese të miratuara. KLSH del në përfundimin se komisioni “duhej të kishte skualifikuar bashkimin e operatorëve të mësipërm”.

Mësohet se, i kallëzuar në SPAK për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera është ish-drejtor i Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili ka qenë edhe kryetar i komisionit të dhënies së koncesionit që KLSH e konsideron të paligjshëm.

Po ashtu, janë kallëzuar edhe 6 anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit, konkretisht shtetasja me iniciale S.N., përgjegjëse e sektorit të Standardeve dhe Protokolleve Spitalore në ministri, shtetasja me iniciale L.H., përgjegjëse e sektorit të Programimit dhe Monitorimit Buxhetit në FSDKSH, shtetasja A.K., mjeke koordinatore në Laboratorin Biokimik në QSUT, qytetarja me iniciale A.A., përgjegjëse e sektorit të Prokurimeve, shtetasi me iniciale G.V. ekonomist në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve si dhe shtetasja me iciale A.A., ekonomiste në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve.

Është kallëzuar në SPAK për shkelje të barazisë në tendera gjithashtu drejtorja e Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ishte kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe dy anëtarët e KVO shtetasi me iniciale O.DH., drejtor i Qendrës Kombëtare teknike Bio Mjekësore dhe shtetasi me iniciale O.A., përgjegjës i sektorit të Ankesave dhe Administrative dhe Gjyqësore. Sipas burimeve, dosja është mbyllur dhe shumë shpejt shkon në gjykatë. Por ajo që bie në sy është se sërish ja kanë hedhur paq zyrtarët më të lartë.