Deputeti i qarkut të Fierit, Petro Koçi është emri i parë i Partisë Socialiste që ka vendosur të ngushëllojë publikisht, ish-ministrin Saimir Tahiri, për humbjen nga jeta të babait, Bashkim Tahirit.
Edhe pse Tahiri është në burg dhe asnjë nga ish-kolegët e tij nuk ka shprehur një solidarizim publik, Koçi ka vendosur të thyejë akullin mes ish-ministrit dhe Partisë Socialiste duke zgjedhur ti japë një mbështetje publike në këtë moment të vështirë.
“Ngushellime Saimir Tahiri per humbjen e babait. Pac zemren e forte!”,-shkruan Koçi në Facebook.