Pas ndarjes nga bashkëshorti Dalton Gomez, këngëtarja e njohur Ariana Grande ka nisur një lidhje me aktorin Ethan Slater.
Mirëpo ky i fundit ishte i martuar dhe tani ka nisur procedurat e divorcit. Pasi u zbulua lidhja e Arianës me Ethan ka reaguar bashkëshortja e tij, Lilly Jay e cila thotë se familja e saj është dëmtuar.
“Historia është e vërtetë. Ajo nuk është një vajzë që mbështet vajzat”, tha Jay për Page Six. “Familja ime është dëmtuar.”
Muzikantja, e cila ka një djalë me aktorin, tregoi se ajo dhe Ariana kanë dalë bashkë dikur, çka i bën ato shoqe, por tani jo më.