Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të skedë së pasurisë së saj. Spiropali u shpreh se i ka deklaruar të gjitha gjërat në pronësi të saj dhe i ka të gjitha brenda ligjit.
“Më kishin nxjerrë deklaratën se nuk kisha shtëpi. E ka deklaruar bashkëshorti im që në 2012. Mos u shqetësoni. Kam apartamant. Kam deklaruar cash-in që në 2013. Të jeni të sigurtë që kontrollohemi çdo 6 muaj. Kemi kontrolle periodike. I kam të gjitha brenda ligjit. Është deklaruar në 2013 dhe ishin kursime të shumë viteve,” tha Spiropali për Zonë e Lirë.
Skeda e pasurisë familjare e deklaruar nga Elisa Spiropali për vitet 2013-2018.
Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, Elisa Spiropali deklaronte pasuri me vlerë 2.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e deklaruar kap vlerën e 5.8 milionë lekëve.
Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga kursimet në cash në vlerën e 3.4 milionë lekëve, të ndjekura nga likujditetet bankare prej 1.5 milionë lekësh dhe automjete me vlerë 800 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 9.7 milionë lekë, nga të cilat 67% burojnë nga paga e Znj. Spiropali dhe 23% nga paga e bashkëshortit. Një zë i rëndësishëm në burimin e të ardhurave është edhe një kontratë shitjeje e një automjeti nga bashkëshorti, që zë gati 10% të të ardhurave totale.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” qëllimin e paqartë të një kredie bankare si dhe vlerën e lartë të kursimeve të mbajtura në gjendje cash në shtëpi.
Kredia bankare deklarohet në vitin 2017 nga Spiropali dhe bashkëshorti i saj, pa sqaruar qëllimin apo përdorimin e kësaj kredie.
Sa i përket kursimeve në cash, Spiropali dhe bashkëshorti i saj zotërojnë në fund të vitit 2018 shumat 22 mijë euro dhe 500 mijë lekë, duke tejkaluar kufirin ligjor të parave që mund të mbahen jashtë sistemit bankar prej 1.5 milionë lekësh.
Vlen gjithashtu për t’u theksuar se Znj. Spiropali dhe bashkëshorti i saj nuk deklarojnë asnjë shtëpi në pronësi apo në përdorim. deklaron BIRN por Spiropali e ka përgënjeshtruar këtë gënjeshtër të medias investigative, e cila është kthyer nga gazetarët shqiptarë si gazetë partie, megjithse ësh†ë një rrjet ballkanik investigimi.