Në përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’ në një bisedë të tetorit 2018 me ish-zyrtarin e Guardia Di Finanzia-s Ercole D’Alessandro, përmendet me emër Ilir Kulla, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Madje krerët e grupit mafioz flasin edhe për Presidentin Meta.
Për këtë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha i cili ironizon këshilltarin e Metës.
Postimi i plotë:
Eh mor Ilir Kulla sa i komplikuar paske qene!!!
Thashe une, do jete ndonje peshk i madh aty brenda?!
Nuk me duket si dore e “Nazifit” kjo
E shikoni si filluan te zberdhehen lidhjet?!
Kapterr “flluska”?! Ç’te jete valle?!
“Kapterri i Katanxarros”!!!
Pa shiko, pa shiko sa te thella qenkan punet!!!
Gjithesesi Ilir Kulla, me aq sa mbaj mend nga fundi i shekullit te kaluar dhe nga fillimi i ketij shekulli, kur i jepje urdher kapterr “flluskes”, ai mbante qendrim gati-tu….