‘Big Brother Vip’ u fitua nga balerini i njohur Ilir Shaqiri që shkoi deri në fund në garë me aktorin e njohur Donald Veshaj. Për triumfin e Ilir Shaqirit nuk shkruajtën vetëm mediat shqiptare, por edhe ato italiane.
Siç e dimë, emri i tij tërhoqi vëmendje në Itali pasi jo vetëm sepse balerini ka një karrierë të gjatë në atë vend, por dhe prej ish-aktores, Emanuela Morini, bashkëshortes së Ilirit.
Mirëpo në një prej artikujve shkruhet se në fakt Iliri nuk do të marrë 100.000 euro nga çmimi i madh, por vetëm gjysmën e saj, pra 50 mijë euro. Kjo pasi në kontratën e tyre thuhej se gjysma e çmimit do të shkonte për fondacionin “Dritan Hoxha”, sipas iconstyle.
“Ish balerini i ‘Amici’ dhe ‘Buona Domenica’ i dhuron 50% të fitimit fondacionit ‘Dritan Hoxha’.”- shkruhej në artikullin në fjalë.
Më pas artikulli zgjerohet duke shkruar:
“Iliri fiton gjithashtu çmimin e parë në para, një vlerë prej 100 mijë eurosh, një pjesë e së cilës do të dhurohet për bamirësi sipas metodave të zakonshme origjinale të parashikuara nga formati.
50% e shumës do t’i dhurohet Fondacionit ‘Dritan Hoxha’, i cili synon të kontribuojë në një shoqëri shqiptare të orientuar drejt kulturës, artit, komunikimit, zhvillimit të medias, përmes talentit dhe inovacionit, veçanërisht nga të rinjtë”.
Nëse e kuptuam qartë, 50% e shumës nuk dhurohet me vullnetin e lirë të Ilirit, por sipas metodave që ka përdorur ky format.