osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pa lidership, studentët dorëzohen: Të hënën drejtim nga PD dhe LSI, jashtë loje kauza studentore!

Pa lidership, studentët dorëzohen:  Të hënën drejtim nga PD dhe LSI, jashtë loje kauza studentore!

Studentët kanë paralajmëruar se të hënën do organizojnë një protestë kombëtare në Tiranë përpara Kryeministrisë, pasi qeveria nuk pranoi të plotësojë tetë kërkesat e tyre pa dialoguar apo negociuar më parë. Mirëpo menjëherë pas këtij njoftimi, PD dhe LSI, si dy forcat më të mëdha opozitare, nisën mobilizimin e militantëve në rrethe. Sigurisht duke përfituar edhe nga heshtja e studentëve këtë herë, ndryshe nga 12 ditë protestë radhazi kur kanë refuzuar çdo ndërhyrje të politikës.

“Shqiptarja.com” mëson se degët lokale janë porositur që të mbledhin sa më shumë njerëz duke iu garantuar transportin në mënyrë që protesta përpara Kryeministrisë të jetë masive dhe në përputhje me qëllimet e interesat e opozitës. Opozita ka që në 27 maj kur protestoi për “Babalen”, që nuk organizon dot një tubim të mirëfilltë politik kundër qeverisë dhe priti ngritjen e studentëve për problemet e tyre që të tentojë të hedhë kthetrat në drejjtim të kësaj proteste. Ndërsa kauza e studentore duket se nuk është fare në axhendë. Thirrje për mobilzimin e militantëve bënë sot si Lulzim Basha nga Kuvendi Kombëtar i PD ,ashtu edhe Monika Kryemadhi gjatë takimit me anëtarësinë në Lushnje dhe Durrës . Porosia është e qartë: “Të hënën në orën 11:00 sa më shumë njerëz në Bulevard”.

Nga ana tjetër, studentët njoftojnë se protesta do zgjasë tre orë, nga 11:30 deri në 14:30. Në një deklaratë këshillat studentorë japin detaje rreth asaj që do të ndodhë të hënën. Madje këtë herë duket se edhe vetë studentët janë të dorëzuar. Kjo pasi, deri tani protestat e tyre janë mbajtur larg politikës, ndërsa një gjë e tillë nuk mund të thuhet nga e hëna. Militantët e partive jo vetëm do nxjerrin jashtë loje studentët, por do bëjnë që kauza e këtyre të fundit të harrohet dhe universitetet e arsimi i lartë në vend rrezikon të mbetet sërish në vend numero. 13 ditë rezistencë në sheshe e rrugë shumëzohen me zero me një të rënë të lapsit.

Ndërkohë, protestë do ketë edhe nesër (e diel). Grumbullimi i studentëve do nisë si çdo ditë në orën 10:00 në fakultetet përkatëse dhe në orën 11:00 do të nisë marshimi në këmbë drejt Kryeministrisë. Tubimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të nisë në orën 11:30. Refreni do të jetë i njëjtë: “Plotësoni 8 kërkesat”! “Nuk duam dialog”!