Kina ka censuruar transmetimin e këngës shqiptare gjatë Eurovisionit.
Spektakli që ndiqet në të gjithë botën, është modifikuar në Kinë ku televizioni zyrtar ka ndërprerë disa performanca.
Hunan TV nuk i dha mundësinë qytetarëve kinezë të shijojnë performancën e Eugent Bushpepës pasi në Kinë ka hyrë në fuqi një rregullore e ashpër që ndalon transmetimin dhe promovimin e artistëve që kanë tatuazhe.
Ndërkohë, veshja e këngëtarit shqiptar ekspozonte shumë pak tatuazhet, vetëm në krahun e djathtë, duke lënë veç shoqëruesit e tij.
Edhe performanca e Zvicrës dhe Irlandës patën të njëjtin fat.j.j