Moti i keq po shkakton dëme të mëdha ne Europe. Pas Italise qe eshte permbytur e gjitha, së fundmi një kaos i madh është shkaktuar edhe në Francë për shkak të motit të keq, ku rreth 2000 mjete janë bllokuar gjatë natës përgjatë rrugës të lumit Loira për shkak të dëborës së madhe që ka rënë.
Shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Njerëzit që u bllokuan nga dëbora me makinat e tyre kanë lënë automjetet në rrugë dhe janë larguar në këmbë në zonat më të afërta.
Rreth 1250 mjete të rënda dhe 700 vetura kanë mbetur të bllokuara për shkak të dëborës që ka mbushur rrugët në një kohë shumë të shkurtër.