osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Oxhaku, Vali Bizhga dhe… hipokrizia e opozitës

Oxhaku, Vali Bizhga dhe… hipokrizia e opozitës

Dy betejat e fundit politike të Partisë Demokratike dhe Lsi përfundimisht kanë rrëshqitur në terrenin qesharak duke treguar edhe njëherë se ata nuk kanë kuptuar që luftërat e gabuara, janë opozitë e gabuar, dhe si rrjedhojë, dobësuese. Partia Demokratike i ka përqendruar forcat e saj investigative mbi një oxhak: jo në pronësi të kryeministrit, por të një miku artist të kryeministrit.

Duke shkelur privatësinë e një qytetari të zakonshëm, i cili, pasi nuk është në politikë, nuk ka asnjë detyrim të japë llogari publikisht për pronat e tij (përveç rastit kur mund t’ia kërkojnë autoritetet tatimore), PD ka ekspozuar ndaj goditjeve të opinionit publik aktivitetet e tij dhe llogaritë e tij ekonomike, duke ironizuar edhe me faktin se artisti nuk kishte të ardhura miliona eurosh, me të cilat janë mësuar Basha dhe familja Berisha.

Duke injoruar mundësinë e thjeshtë se ai artist mund edhe ta ketë marrë si dhuratë atë “oxhak të çmuar” nga ndonjë mik i huaj, ose ndoshta mund ta ketë blerë me mbështetjen financiare nga miq e të afërm, konkluzioni qesharak i PD-së është se oxhaku është tepër luksoz për t’u gjendur në laboratorin e një artisti që as nuk është milioner.

E kështu nisi linçimi publik, me konferenca shtypi e publikime dokumentash. Për tetë oxhaqet (sa për të qendruar tek i njejti argument) që politikani Sali Berisha ka ndërtuar në supervilën dykatëshe në Gjirin e Lalzit (ngjitur me supervilën e poltikanes Monika Kryemadhi që ka 11 tualete) askush nuk pyet se me çfarë parash janë financuar. Skandali ka të bëjë vetëm oxhakun e një qytetari të zakonshëm. Një metodë krejtësisht enveriste.

Por, krahas luftës kundër oxhakut, PD nisi një betejë të dytë, edhe më prestigjioze: atë kundër një jetimeje të një polici, që duhet të jetë “sponsorizuar” nga motrat e Nënë Terezës. Në qendër të “skandalit” përfundoi Vali Bizhga, drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, “fajtore” se ka marrë parasysh lutjet e murgeshave, të cilat kërkonin ta ndihmonin vajzën t’i njiheshin të drejtat e saj.

Të pamundur tashmë për të bërë dallimin midis së vërtetës dhe gënjeshtrës, si dhe mes morales dhe imorales, PD sheh kudo skandale, përveçse në shtëpinë e vet dhe në atë të aleatëve të saj. E kështu, listat e personave për t’u marrë në punë, që bëheshin nga Iliri, Monika, Luli, Saliu kur ishin në pushtet dhe që mund t’i bënin, barazohen me historinë e një jetimeje të rekomanduar nga motrat e Nënë Terezës.

Dhe në shkëmbim të çfarë gjëje? Çfarë historie korrupsioni mund të fshihet pas një kërkese nga motrat e Nënë Terezës apo ndihmës dhënë një vajze jetime? Teprim bamirësie? Strategjia e PD dhe LSI është e qartë: të përpiqesh të njollosësh të gjithë të tjerët, për të fshehur dhe për të bërë të harrohen njollat e veta.

Por, në rast se kjo politikë të bën të vjellësh, edhe ne gazetarët nuk bëjmë një figurë më të mirë. “Skandali” i jetimes së rekomanduar nga motrat në fakt është zbuluar nga një model i ri i “gazetarisë investigative”, që ka pjellë më parë mostra të vërtetë si Babalja, apo pseudoskandale alla Xhisiela. Një gazetari, ku nuk ka rëndësi ajo që është, por ka rëndësi ajo çka duket se është.

Është një gazetari e perceptimeve, që përdor fragmente të realitetit për të plotesuar pastaj, shpesh here në mënyrë krejt imagjinare dhe arbitrare, pjesën tjetër të mozaikut e për të paraqitur kështu akuzën që gazetari e ka paramenduar. Në këtë gazetari mercenare gjithshka duket gjithnjë e qartë dhe e sigurt: asnjëherë investigime të tilla, të paguara me mijëra dollarë, nuk kushtëzohen nga ndonjë dyshim.

Por, kur, ndër ata që promovojnë këtë gazetari inkuizicioni, tani radhitet edhe Zëri i Amerikës, dikur simbol i betejave profesionale për liri, kjo është një gjë për të cilën të vjen më shumë keq. Të bësh informacion me paratë publike, siç bën VOA, do të kërkonte paksa thjeshtësi. Dhe të dalësh si flamurtar i së vërtetës dhe informacionit të lirë në Shqipëri duke jetuar në komoditet në Uashington dhe duke marrë çdo muaj super-rrogën nga Departamenti i Shtetit, është të paktën qesharake.

Çështja është se e gjithë kjo e ka kaluar nivelin e qesharakes, ndërkohë që dëgjojmë PD-në të dalë si mbrojtëse e Voice of America edhe ne se ditë pas dite fyen dhe kërcënon shtypin privat me të vërtetë të lirë që punon në vend, që nuk merr fonde publike dhe që ka të vetmin faj se nuk merr urdhëra nga politika.

Në mes të viteve ’90 Zeri Amerikes kriminalizohej dhe linçohej nga Sali Berisha me të njejtën forcë, me të cilën sot bën sikur e mbron. Dhe, me të njejtën forcë, me të cilën sot opozita linçon jetimen mike të motrave të Nënë Terezës, deri dje luftonte për të shpërndarë mijëra poste në administratë dhe para publike. Në rast se kjo nuk është hipokrizi, atëhere çfarë është?