Ditën e nesërme, disa zona të Tiranës do të jenë për disa orë pa energji elektrike.
OSHEE bën me dije se për shkak të rikonstruktimit të kabinave nesër do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 10:00-16:00 në rrugën “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, si dhe në rrugën “Riza Cuka” në Laprakë.
Ndërkohë, njofton OSHEE, nga ora 09:00-16:00 do të ketë ndërprerje rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore.