osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

OSBE dhe Gjermania thirrje opozitës: Protesta të mos degjenerojë në akte dhune, bashkëpunim politik dhe jo hapa mbrapa!

OSBE dhe Gjermania thirrje opozitës: Protesta të mos degjenerojë në akte dhune, bashkëpunim politik dhe jo hapa mbrapa!

Thirrjet e vazhdueshme të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit për dhunë në protestën e 16 shkurtit kanë shqetësuar ndërkombëtarët. Prezenca e OSBE në Tiranë, por edhe ambasada e Gjermanisë janë vënë në lëvizje për të mos lejuar që protesta opozitare të shoqërohet edhe me akte dhune.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, OSBE kërkon nga PD-LSI që ta mbajnë situatën nën kontroll dhe të mos lejojnë trazira. Në vijim të reagimit, OSBE e ndal theksin edhe tek bashkëpunimi politik i palëve, duke bërë thirrje që vëmendja të fokusohet këtu dhe jo tek skenarët e dhunës. Sipas prezencës së OSBE, nëse kjo protestë nuk është demokratike, atëherë shqiptarët bëjnë hapa prapa dhe kjo nuk ndikon aspak mirë në vendimin për negociatat në qershor. “Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë.

Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet. Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën. Çdo kthim në atë kohë vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërisht tani që ai futet në një periudhë katërmujore vendimtare, kur të gjitha përpjekjet dhe energjitë duhet t’i kushtohen organizimit të zgjedhjeve vendore, të cilat janë një provë e vërtetë për demokracinë”, thuhet në reagimin e prezencës së OSBE në Tiranë.

Thirrje që palët politike të gjejnë gjuhën e përbashkët drejtoi edhe ambasada e Gjermanisë në Tiranë. Sipas saj, politika jonë duhet të fokusohet tek përmbushja e objektivave dhe jo tek planet për protesta të dhunshme. “Demonstratat paqësore janë shprehje e një demokracie të shëndetshme. Dhuna në to do të shmangte vëmendjen prej sfidave, të cilave Shqipëria mund t’u bëjë ballë në mënyrë afatgjatë vetëm duke bashkuar forcat”, tha ambasada e Gjermanisë përmes një postimi në rrjetet sociale. Sakaq, vlen të theksojmë se Sali Berisha madje ka kërcënuar edhe me skenar venezuelian.