Si pasojë e reshjeve të shumta të borës, zona e Kelmendit në Shkodër ka patur probleme të shumta.
Nga stuhia e dëborës ka patur edhe orteqe, të cilat kanë sjellë dëme materiale. Orteku i i borës, gjatë natës ka marrë përpara një automjet, në pronësi të mjekut të zonës.
Por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz pasi makina është ndalur nga një pemë.
Nderkohë, si pasojë e motit të rënduar, në zonën e Vermoshit dhe Lëpushës ka pasur probleme të shtuara me furnizimin me energji elektrike.