Ish deputeti socialist Vladimir Kosta është parë sot pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ku sipas burimeve është thirrur në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj.
Kosta ka rezultuar në marrëdhënie biznesi me Ahmetajn. Sipas burimeve në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit, SPAK ka marrë më herët në pyetje edhe biznesmenë të tjerë.
Kujtojmë se Gjykata e Lartë rrëzoi ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për kontrollin e vilës në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Gjykata e Larta ka rrëzuar Ahmetajn dhe Hoxhën duke lënë në fuqi vendimin në Apelin e GJKKO.
Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave.
Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.