osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Orkat “specialiste” për vrasjen e peshkaqenëve të bardhë

Orkat “specialiste” për vrasjen e peshkaqenëve  të bardhë

Muajin e kaluar, trupat e pjetë të 19 peshkaqenëve që dolën në breg në një zonë të Cape Town në Afrikën e Jugut i habitën jo pak banorët.

Peshkaqenët – grabitqarë më vete – u gjetën të gjithë në të njëjtën gjendje: u mungonte mëlçia, e cila ishte thithur përmes një çarjeje në shpatull. Pjesa tjetër e organeve ishte e paprekur.

Një saktësi e tillë gati-kirurgjikale është shenja dalluese që lënë orkat, balena grabitqare me dhëmbë, që bëjnë pjesë në familjen e delfinëve oqeanikë. Sulme të tilla, pre e të cilave kanë qenë peshkaqenët e mëdhenj të bardhë të paktën që nga viti 2015.

Alice Towner është biologe dhe kandidate për gradën profesor doktor në Universitetin Rhofes në Afrikën e Jugut.

Njohëse e mirë e peshkaqenëve dhe banore e zonës ku u regjistrua rasti, thotë se e ka parë edhe më
parë këtë fenomen. Sulmi është kryer nga orkat e llojit Port dhe Starboard dhe pyetja është nëse sjellja e tyre e gjuetisë është unike. Orkat, të cilat jetojnë në mbarë botën, shfaqin një gamë të gjerë dietash dhe sjelljesh, duke përfshirë ngrënien e peshkaqenëve, organet e të cilëve – veçanërisht mëlçitë – janë të pasura me yndyrë.

Por shkencëtarët nuk kanë dokumentuar kurrë më parë raste kur orkat kryejnë sulme të tilla kirurgjikale mbi peshkaqenë. Për më tepër, vëzhgimet e tyre sugjerojnë se orkat po u tregojnë të tjerëve se si t’u heqin mëlçitë peshkaqenëve – çka mund të përbëjë një shembull intrigues të kulturës në mbretërinë e kafshëve.

Fenomeni u dokumentua për herë të parë nw False Bay në vitin 2015. Ai u përsërit një vit më pas dhe biologët bënë nekropsitë e para. Ajo që u bëri përshtypje në mënyrë të veçantë ishin shenjat e dhëmbëve të orkave.

Zbulimi u bë rasti i parë i regjistruar i orkave që vrasin peshkaqenë në zonë, dhe rasti i parë i regjistruar i orkave që shqyenin gjoksin e peshkaqenëve për të arritur te mëlçia, duke lënë gjithçka tjetër të paprekur.

Megjithëse kishte të dhëna të mëparshme se orkat hanë mëlçi peshkaqeni, studiuesit e quajtën fenomenin e Afrikës së Jugut “një teknikë e re dhe e specializuar”.

“Ato nuk po hapnin thjesht një plagë në trupin e peshkaqenëve. Orkat shkonin pikërisht aty ku fillon mëlçia. Është e pabesueshme,” thotë Towner.

Dihet pak për orkat, si mosha e tyre apo nga erdhën, thotë Simon Elwen, një studiues i balenave vrasëse dhe kreu i organizatës jofitimprurëse të ruajtjes në Afrikën e Jugut, Sea Search.

Kurrizi i tyre i përkulur, një tipar relativisht i pazakontë që mund të jetë për shkak të dietës, dëmtimit ose gjenetikës, i bën ato të pazakonta dhe magjepsëse.

Pse ato duan në mënyrë të veçantë mëlçinë? Disa ekspertë supozojnë se Port dhe Starboard janë pjesë e një nëngrupi, ose “ekotip” i orkave që frekuentojnë oqeanin e hapur, por që gradualisht iu afrua bregut, ndoshta për shkak të peshkimit që ka varfëruar burimet e tyre normale të ushqimit.

Një teori tjetër është se Port dhe Starboard, në mënyrë të pavarur ose së bashku me nëngrupin e tyre, e kanë zhvilluar këtë sjellje të re për të shpëtuar dhëmbët, të cilët konsumohen kur orkat kafshojnë lëkurën e ashpër të peshkaqenëve. Mëlçia e peshkaqenit të bardhë është mjaft e madhe për të siguruar një vakt të plotë, pa pasur nevojë për angarinë e copëtimit të peshkaqenit.

Shumë lloje balenash dhe delfinësh – orkat janë speciet më të mëdha të delfinëve – shfaqin shenja kulture, për shembull, duke i përcjellë brezit të ardhshëm disa strategji gjuetie ose sjellje të tjera. Kultura është një klub relativisht ekskluziv në mbretërinë e kafshëve dhe shfaqet zakonisht te specie të tjera sociale me jetë të gjatë dhe tru të madh, si sorrat dhe majmunët e mëdhenj.

Pavarësisht nëse orkat Port dhe Starboard janë shpikësit e kësaj sjelljeje të ngrënies së peshkaqenëve, një sjellje e tillë ka gjasa të përhapet, thonë studiuesit.