Organizatori i protestës së Partisë Demokratike te Unaza e Re, Dorjan Protoduari ka dorëzuar te Autoriteti Rrugor Shqiptar letrat për të nisur procedurat e shpronësimit.
Ndonëse, prej disa ditësh po kundërshtojnë me dhunë projektin, duke pretenduar se nuk po marrin shpronësimin e pronës së tyre, nga ana tjetër, ndryshe nga sa deklarojnë në media, disa banorë kanë kryer të gjitha veprimet ligjore për të përfituar nga shteti të gjithë pagesën që i takon sipas ligjit.
Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro ka konfirmuar se babai i një prej organizatorëve kryesore të protestës Dorjan Protoduari, Flori Protoduari, është paraqitur sot për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.
“Babai i tij ka qenë në orën 09:30 minuta sot, ka paraqitur dokumentet, është sqaruar për gjithë situatën dhe është takuar me specialistin.
Tani nëse djali nuk e di që babai ka ardhur tek unë nuk është faji im”, tha Qendro për ‘Fax Neës’. Ai shtoi se janë pritur të gjithë banorët e prekur nga projekti.
Dorjan Protoduari njihet jo vetëm si organizator dhe për thirrjet e tij për dhunë gjatë protestës, por ai ka kërcënuar publikisht me jetë dhe kanun kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Një tjetër protestues i Partisë Demokratike, Gani Veliaj, i cili ka hequr dorë nga dhuna e ushtruar dhe shashkat duke u bërë pjesë e procesit ligjor dhe duke aplikuar me vullnetin e tij për të përfituar nga fondi i shpronësimeve që do të jepet nga qeveria për të gjitha atë që kanë dokumente të rregullta pronësie dhe që preken nga ky projekt.
Në këto kushte, organizatorët e protestës së Partisë Demokratike janë dorëzuar duke ndjekur rrugën ligjore duke dorëzuar letrat për të marrë përfitimin dhe duke i dhënë fund farsës së krijuar se do të prekeshin nga ky projekt dhe nuk do të përfitonin.