osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Organizatori i protestave të studentëve të Dhjetorit: Të hetohet dhuna barbare e 1996! Berisha krijoi partinë-shtet njësoj si Enveri diktaturën: Ja si ruheshim nga vrasësit në rrugicat e errëta dhe pa njerëz

Organizatori i protestave të studentëve të Dhjetorit: Të hetohet dhuna barbare e 1996! Berisha krijoi partinë-shtet njësoj si Enveri diktaturën: Ja si ruheshim nga vrasësit në rrugicat e errëta dhe pa njerëz

Blendi Gonxhja, një prej protagonistëve kryesorë të dhunës së pushtetit të Sali Berishës në vitet 1996-1997, rrëfen se si milicia dhe shikasit e Gazidedes masakruan disa figura të njohura të politikës shqiptare dhe ushtruan terror mbi popullin, veçanërisht në periudhën 26-28 maj të ’96, ngjarje këto që gazeta i trajtoi dhe i solli në vëmendjen të lexuesit edhe pak ditë më parë.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Blendi Gonxhja pohon se, pasi PD vodhi zgjedhjet, pushteti në vitet ’96 dhe ’97 ishte në dorën e fanatikëve të kësaj partie që pretendoi se do të sillte pluralizmin dhe do ta shkëpuste Shqipërinë nga e kaluara e errët komuniste.

Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por sipas Gonxhes, Sali Berisha me ndihmën e milicisë dhe SHIK-ut famëkeq të Gazidedes mbajnë pushtetin me dhunë, ushtruan terror mbi opozitën dhe popullin dhe morën në dorë kontrollin e gjithë institucioneve të drejtësisë. Asokohe, thotë Gonxhja, Shqipëria u kthye si në kohën e Hitlerit, ku dhuna zinte vendin kryesor për t’i mbyllur gojën opozitës.

-Zoti Gonxhe, gazeta “SOT” pak ditë më parë solli në vëmendjen e lexuesit ngjarjet e majit të vitit ’96, ku opozita e kohës u dhunua dhe përgjak nga qeveria “Berisha”. Por ndonëse kanë kaluar shumë vite, shoqëritë e shëndosha nuk duhet të harrojnë momentet kyçe të ngjarjeve të së shkuarës kur flitet për demokracinë e lirinë. Si e kujtoni sot 26-28 Majin 1996?

Shteti-parti, në vitin 1996, shkeli të gjitha parimet demokratike, shtypi me dhunë të drejtat e liritë individuale e themelore të njeriut, sikurse neutralizoi zgjedhjet. Finalja, kurorëzimi spektakolar i dhunës ishte në mejdanin e Shqipërisë, në sheshin “Skënderbej”, ku jo vetëm na dhunuan fizikisht por shpërfytyruan imazhin e Shqipërisë botërisht.

Kohë të liga për demokracinë e brishtë shqiptare, por kohë historike për pjekurimin e shoqërisë sonë, e cila po mësonte se liria nuk falet, as nuk garantohet vetvetiu nëse shoqëria dhe individi nuk lufton çdo ditë për të drejtat.

-Si u provokua dhuna ndaj disa figurave dhe cilët janë përgjegjësit kryesorë?

Ngjashmëria e frikshme e regjimit të asaj kohe me diktaturën komuniste, që menduam se e kishim përmbysur vetëm 6 vjet më parë, ishte shija më e keqe që një protagonist i orëve të para të demokracisë, si unë, mund të përjetonte. Krijesa që ne vetë kishim sakrifikuar të lindte në Dhjetor 1990, PD-ja vetëm 6 vite më pas sillej me kundërshtarët politikë, e me qytetarët thuajse njësoj si nomenklatura totalitare. Policia, stampistët, SHIK-u nuk kursyen asnjë akt dhune e shkelje flagrante dispozitash për të shtypur çdo lloj forme oponence kolektive e organizimi publik.

Marrëzia e militantizmit dhe fanatizmit partiak nga PD-ja në pushtet kapi majat. Imagjinoni, mua personalisht si kandidat për deputet me Aleancën Demokratike, nuk m’u lejua përgjatë gjithë fushatës elektorale të zhvilloja takim në Qytet Studenti apo në ndonjë nga sheshet a sallat e zonës ku kandidoja. Në tempullin e demokracisë, në sheshin ku 6 vite më parë thyem diktaturën më të egër të lindjes e ku më pas rrëzuam kultin e diktatorit në Shkurt 1991 m’u ndalua të kem të drejtën të komunikoja me elektoratin, një të drejtë të shenjtë të ushtrimit të demokracisë, për të cilën luftuam në 1990.

Kujtimet e mia të atyre ditëve i ngjajnë ditarëve të anti-fashistëve, sepse flija në baza të ndryshme për të shmangur dhunën ose arrestimet e befta, ndiqesha kudo ku shkoja, dhuna ishte prezente në çdo ambient e formë, përndiqeshim si të ishim armiq të vendit, kur në fakt ishim thjesht qytetarët e tij që shpalosnin mendime të ndryshme nga ato të vijës zyrtare të pushtetit.

Imuniteti i vetëm që kishim, e që mendoj se ka qenë i vetmi faktor që sot jam gjallë, ishte historia e secilit, profili i personit të secilit prej nesh dhe kostoja që vrasjet tona eventualisht do krijonin për urdhëruesit e ekzekutorëve.

Pikërisht kjo shpjegon pse shumë e shumë personave disi më anonimë apo pa profil publik por që i binin ndesh ose ishin kurbane për pushtetin, patën një fund të dhimbshëm apo një nivel torture e persekutimi edhe më të egër. Pjesa tjetër e ndihmës për të mos përfunduar i gjymtuar trotuareve ishte të dije të ruaje kokën e të qëndroje sa më shumë në vende publike, vende të ndriçuara e sa më pak të dilje diku natën.

-Si i shpëtuat masakrës së ’96, e cila mund t’u kishte marrë dhe jetën?

Bilanci i dhunës fizike i atyre ditëve, në rastin tim, ishte fatlum, sepse ndërsa të tjerë kishin humbur dhëmbë e thyer këmbë e duar e ishin keqtrajtuar në nivele që iu deshëm ndërhyrje deri kirurgjikale. Unë ia dola vetëm me brinjë të thyera e me rroba të shkëlqyera, “pata fat”.

Në rrugë ruhesha shumë, shmangia errësirën dhe rrugicat që për pak i morën jetën Edi Ramës apo Ndre Legisit. Çdo mëngjes falënderoja zotin që isha gjallë! Familja ime pësoi çdo formë dhune e rreziku gjithashtu, gurë të mëdhenj na thyenin dritaret, sharje e kërcënime nga paramilitarë e militantë injorantë, babai im, ish-oficer ushtarak u bë mburoja e shtëpisë ku jetonte edhe bashkëshortja e djali ynë i vogël. Situata ishte e ngjashme me Gjermaninë e ngjitjes së Hitlerit.

Hidhërimin më të madh e ndjeja për shumë nga bashkëqytetarët e mi, që të verbuar nga piramidat, nga Sudet, nga mentaliteti i prapambetur, nuk vinin ujin në zjarr për rrezikun që po i kanosej tërë shoqërisë. Konformimi me liderin suprem, militantizmi i shtetit, kthimi gati-gati në trajtat e një lufte të re klasash dhe pranimi i partisë-shtet që po avanconte rrëqethshëm më trazonin jashtëzakonisht! Vitet 1996-1997 mbeten për mua, për masën e tensionit e dhunës dhe instinktet e mbijetesës së përjetuar, si periudha më e vështirë e më e errët që kam kaluar ndonjëherë.

Si persona që kishim qëndrime publike kundër vijës së PD-së, kundër shkeljes flagrante të lirive themeltare e të drejtave të njeriut në Shqipëri, si persona me zë në shoqëri dhe me impakt në takime e publikime, deklarata në media të huaja e biseda me institucionet e huaja që monitoronin situatën politike në atë kohë në Tiranë, por edhe si aktivistë në organizma e parti opozitare ne ishim targeti dhe preja e preferuar, objektiv kryesor i SHIK-ut famëkeq dhe i tërë bandës së fanatikëve të liderëve të PD që në atë kohë kontrollonin gjithçka, trafiqet e çdo lloji, piramidat që po shembeshin, policinë, gjykatat e prokurorinë. Ishte si një pus për mendimin e lirë, për intelektualët e për zërat kundër.

-Cila ishte sfida e shoqërisë në atë kohë?

Ngjarjet e 26-28 Majit 1996 ishin shumë të rëndësishme. Përplasja nuk ishte me Sali Berishën por mes dy mentalitetesh, mes të shkuarës që nuk lëshonte terren dhe të resë. Një betejë që vijon prej 26 vitesh. Sfida e shoqërisë sonë ishte dhe mbetet arritja e një mendësie të re, shkëputja nga mendësia e vjetër dhe ndërtimi i një sistemi sa më të përparuar që të minimizojë rrezikun e personalizimit të pushtetit nga 1 parti a 1 person, për të garantuar parimet e një shteti ligjor, ekonominë e lirë të tregut dhe një demokraci funksionale.

-Pse askush nuk është kujtuar që kjo ngjarje të hetohet nga institucionet e drejtësisë?

Jo vetëm që nuk u hyri gjemb në këmbë, por shpesh ju dha shans i dytë të shkelnin me këmbë interesat e qytetarëve të këtij vendi, dhe ende sot vuajmë pasojat. Pra, në përfundim do të thoja se shumica e zgjidhjeve që kërkojmë e që shpresojmë lidhen me vullnetin për ndryshim të vërtetë dhe me kapacitetin e shoqërisë për të ndryshuar gjërat. Unë vetë bëj pjesë tek ajo pjesë e shoqërisë që nuk besoj tek zgjidhje nga 1-shat, nga 1 ambasador apo nga qielli.

Pikërisht kjo më shtyu të luftoja për demokraci. Marrëzia e pushtetit në ato vite, urrejtja për kundërshtarin, injoranca dhe mendësia e vjetër, militantizmi e shpartallimi i kuptimit të shtetit në emër të interesit personal e partiak për pak rrezikoi deri në një konflikt lufte civile pasi kishte shkatërruar ekonomikisht e varfëruar edhe më keq vendin.

Dëshmia dhe sakrificat e gjithë atyre që ju kundërvunë publikisht e haptazi regjimit të Berishës në ato vite, duhet të shërbejnë për një vetëdije e për një reflektim të thellë në mënyrë që të mësojmë nga çfarë kemi katranosur në të shkuarën e largët e të afërt dhe të distancohemi nga këto kapituj të errët për të ndërtuar një qytetari e një shoqëri moderne, civile, tolerante dhe demokratike.

Shkelja e parimeve të lirisë së individit, mohimi i shanseve të barabarta për cilindo e për gjithçka, vendosja e interesit politik a personal mbi atë të vendit e të shtetit është formulë universale vetëshkatërrimi e tragjedish.