Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi i ka bërë apel prokuorisë dhe policisë të vënë para përgjegjësisë organizatorët e protestës së dhunshme të opozitës.
“I bëj apel prokurorise, policisë dhe gjyqësorit të vënë para përgjegjësisë ligjore organizatorët e kësaj proteste të dhunshme dhe këdo protestues që ushtroi dhune kundër policisë dhe atyre që dëmtuan e shkatërruan pronën publike e private.
Cdo tolerancë ndaj dhunës frymëzon akte të tjera dhune dhe kështu i bëhen dëme te mëdha Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”, thotë Brozi.