Në dosjen e vendimit për të lënë në arrest me burg ish kryebashkiakun e Durrësit gjyqtari i GJKKO-së Erion Bani ka argumentuar pse duhej firmosur masa e sigurisë “arrest me burg” për Vangjush Dakon dhe 6 personave të tjerë nën hetim.
Masa e sigurisë ‘arrest me burg” u konsiderua e tepërt dhe vendim i marrë nën presionin e ndërkombëtareve dhe medias e politikës por gjyqtari në argumentet e tij thotë se duhej siguruar që ish kryebashkiaku të mos largohej apo të fshihej por ti nënshtrohet dënimit kur vendimi të jetë i formës së prerë. Gjithashtu në dosje thuhet se është injoruar fakti që nuk plotësonte kushtet sizmike duke vënë në rrezik jetën e banorëve.
Akuza e dytë ndaj Dakos, tenderi i shëtitores së plazhit në 2014! SPAK: Lejoi rritjen e fondit, 18.3 mln lekë dëm shtetit! Rriti sipërfaqen e shëtitores nga 2.04 ha në 20.4
Në faqen 73 dhe 74 të vendimit të GJKKO-së që datës 6 qershor ndër të tjera shkruhet: Në rastin konkret, Gjykata mban parasysh faktin se vepra penale është kryer në rrethana rënduese sikurse është kryerja e veprës penale “duke shpërdoruar funksionin publik” dhe e kryer në “bashkëpunim” parashikuar nga neni 50 gërma “dh” dhe “gj” të Kodit Penal.
Gjithashtu, Gjykata mban parasysh pasojat që kanë ardhur në rastin konkret, që është rrezikimi i jetës së banorëve, të cilët kanë jetuar në objektin që është legalizuar me leje ndërtimi dy vite pasi ai është ndërtuar, i cili për shkak të tërmeti është bërë i pabanueshëm si rrjedhojë e problemeve sizmike që u injoruan nga personat nën hetimi në zbardhjen e lejes së ndërtimi, falsifikimi të dokumenteve dhe kolaudimit të tyre edhe pse ishin në dijeni nga dokumentacioni teknik. Kjo shton rrezikshmërinë e faktit dhe të autorëve në rastin konkret.
Po ashtu, Gjykata, vlerëson se në çështjen objekt gjykimi, duke pasur parasysh sanksionin e veprës penale dhe prirjen normale dhe natyrore të çdokujt për gëzimin e lirisë personale ka vend për të dyshuar racionalisht se, personi nën hetim ka nevojë të sigurohet, për t’i caktuar një masë sigurimi personal, për të garantuar vijimësisht prezencën e të dyshuarit në procedimin penal në ngarkim të tij, si për të siguruar normalitetin e hetimit dhe të gjykimit në çështjen në ngarkim të tij, dhe për të siguruar që ai të mos largohet, te fshihet por t’i nënshtrohet ekzekutimit (vuajtjes) së dënimit kur vendimi i dënimit të ketë marrë formë të prerë.
Ndodhur në këto kushte, Gjykata vlerëson se për personat nën hetim Vangjush Dako, Adhurim Qehajaj, Ermal Lama, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku, Fiqiri Farruku dhe Adnand Aqif Toçila masa më e përshtatshme që arrin të sigurojë nevojat e procedimit penal të nisur, për të garantuar mospërsëritjen e së njëjtës vepër penale, largimin si dhe për të garantuar ekzekutimin e dënimit me burgim që mund të caktojë gjykata e themelit në rastin konkret, për shkak të rrezikshmërisë së veprës dhe autorit në rastin konkret, është ajo e “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.”
Për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” ligji parashikon një dënim deri në 7 vjet burg gjë që paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ajo që vihet në re në arsyetimin e vendimit gjyqtari Erjon Bani e la në masën e sigurisë arrest me burg ish-ministrin, jo se ai paraqiste rrezikshmëri të lartë shoqërore, apo mund të prishte provat e hetimit, siç kërkohet nga ligji për vendime të tilla të ndërmjetme, por për imazhin e institucioneve shqiptare përballë ndërkombëtarëve(!)
Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg
Gjyqtari Erjon Bani duke dal nga salla e vetingut
Sipas vendimit të zbardhur të siguruar nga voxnews.al, Lefter Koka u la në burg nga gjyqtari Bani për të përmirësuar imazhin e drejtësisë në opinionin publik.
Ky arsyetim i gjyqtarit bën për të qeshur edhe studentët e vitit të parë në Fakultetin e Drejtësisë, apo ata me njohuri minimale juridike.
Vendimi i arsyetuar, përveçse është alogjik juridikisht është edhe i paqartë nga ana gjuhësore, me fjalë që përsëriten shpesh brenda fjalive dhe shpesh pa kuptim dhe pa një rrjedhë logjike të qartë.
A është shkruar enkas ky vendim në këtë formë, apo është tregues ‘i kapacitetit’ të gjyqtarit, kjo nuk dihet.
Por çfarë thotë konkretisht gjyqtari Bani në vendimin, ku lë në fuqi arrestin me burg për Lefter Kokën?
“Në kërkesën lidhur me llojin e masës së sigurimit që kërkohet të caktohet, gjykata mban parasysh proporcionalitetin dhe përshtatshmërinë specifike të nevojave të sigurimit në rastin konkret me llojin e masës së sigurimit në raport edhe me kategorinë e veprave penale që dyshohet se janë kryer!!!”, thotë gjyqtari Bani.
Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg
Faksimile e vendimit të gjykatës për lënien në burg të ish-ministrit Koka
Se çfarë ka dashur që të thotë gjyqtari me pjesën “proporcionalitetin dhe përshtatshmërinë specifike” nuk qartësohet as në rreshtat në vazhdim. Çudia vazhdon pas kësaj fjalie, ku gjyqtari merr përsipër që të rregullojë namuzin e drejtësisë në opinionin publik dhe atë ndërkombëtar, duke lënë ish-ministrin Koka në burg.
“Në situatën aktuale, ekziston një opinion mosbesues nga opinioni shoqëror, por edhe nga institucionet ndërkombëtare ndaj organeve shtetërore dhe në veçanti ndaj organeve të drejtësisë lidhur me luftën kundër korrupsionit. Mbizotëron një opinion mosbesues se organet shtetërore dhe organet e drejtësisë nuk kryejnë detyrën e tyre në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe nuk ndëshkojnë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë”, thotë ai.
Komediciteti i vendimit bëhet edhe më i theksuar në vazhdim, kur gjyqtari Bani flet se si drejtësia ka prishur imazhin e vendit dhe klimën e biznesit dhe merr përsipër që ta rregullojë këtë klimë e imazh po duke lënë Lefter Kokën në burg.
“Pasojat e këtij opinioni mosbesues kanë ndikuar dhe ndikojnë në imazhin e vendit në raport me lirinë ekonomike dhe shtetin ligjor, si dhe në zhvillimin ekonomik të shoqërisë dhe të aktiviteteve ekonomike private”, thotë ai.
Arsyetimi vijon edhe më i turbullt, kur gjyqtari thotë se “për të gjitha këto arsye nevojat e parandalimit të përgjithshëm dhe të posaçëm për këtë vepër kategori të veprave penale janë të larta”.
Këtë arsyetim e përmendi edhe gazetari Mentor Kikia në emisionin TPZ të Ylli Rakipit.
Sipas gazetarit, në burg personat duhet të rrinë për shkak të provave që kanë dhe fajeve që kanë bërë, jo për të rregulluar imazhin e drejtësisë apo për të kthyer besimin te institucionet.