osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Orban kritika BE-së! Rama: Urgjente kthimi i 3 policëve kosovarë në shtëpi! Aleatët kanë ofruar marrëveshje të artë për njohjen e Prishtinës nga Beogradi

Orban kritika BE-së! Rama: Urgjente kthimi i 3 policëve kosovarë në shtëpi! Aleatët kanë ofruar marrëveshje të artë për njohjen e Prishtinës nga Beogradi

Kryeministri Edi Rama, krah homologut të tij hungarez Viktor Orban bëri sërish thirrje për lirimin e menjëhershëm të 3 policëve kosovarë të ndaluar nga forcat serbe më 14 Qershor.

Sa i përket pretendimeve se në cilin territor ndodheshin në momentin e ndalimit, Rama tha se KFOR nuk do të japë konkluzione publike, por dosjen përkatëse do ta dorëzojë në NATO.

“Së pari është imediate, nevojë, urgjenca që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, për të cilat KFOR nuk do të japë konkluzion publik, por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet, 3 efektivët nuk kanë bërë asnjë krim, edhe nëse do të supozonim që kanë shkelur vijën e kufirit, kjo ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi.

Ne jemi të fokusuar qysh nga momenti i parë për ta bërë këtë të mundur, po përdorim të gjitha kanalet e mundshëm që kjo të ndodhë sa më më parë. Zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike, me pikat shumë të qarta dhe të palëvizshme dhe ajo që është më e rëndësishmja për interesin tonë është që paqja është në tryezë.

Dokumenti i marrëveshjes është në tryezë dhe mundësia historike është në tryezë, për të mbyllur një kapitull shumë të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të ri, dhe për ta bërë Kosovën një vend të njohur ndërkombëtarisht nga të gjithë, edhe nga Serbia.

Është kaq i rëndësishëm ky moment në histori sa të gjitha këto të tjerat janë produkt i një devijimi tërësisht të panevojshëm nga fokusi.

Të bëhet paqe përfundimtare në tryezë. Është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Besoj që mund ta them me plot gojë që ajo marrëveshje që është në tavolinë dhe kjo mundësi e artë që është në këtë moment nuk është e thënë që të jetë aty përgjithmonë. Situatat, konjukturat, dinamikat mund të ndryshojnë dhe mund të hyjmë në një kohë tjetër në histori ku nuk do të mund të kemi zgjidhje”.

Ndërsa kryeministri hungraz Viktor Orban, kritikoi nga Tirana procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Orban tha se ritmi i zgjerimit të Evropës është një ritëm vetëvrasës dhe që do të dëmtojë në planin afatgjatë ekonomik Evropën.

Orban tha se Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, jo vetëm për lidhjet historike por dhe për shkak të planit ekonomik dhe politik.

Orban shprehu një vlerësim të veçantë për shtetin shqiptar.

“Do doja t’ju falenderoja, veçanërisht mikun tim Edi Rama dhe ftesën për të ardhur në këtë vend interesant. Në 30-vitet e fundit kam ardhur me shumë dëshirë dhe është hera e 12-të nëse mos gaboj. Gjithmonë kam qenë i mendimit se midis shqiptarëve dhe hungarezëve nuk ka vetëm marrëdhënie diplomatike, por i ka rrënjët në historinë dhe në vuajtejet e përbashkëta që ne kemi kaluar. Ne të dy kemi kaluar 40-vite nën sistemin komunist.

Bota po shkon drejt një standardizimi global, firmat e ndryshme dhe për fat të keq kjo duket dhe në politikë. Jam i kënaqur kur takoj dikë që është original dhe i vërtetë dhe sjell diçka të re në politikat tona.

“Është e turpshme sa avash po ecën zgjerimi i Bashkimit Evropian. I hodha një sy agjendës dhe Shqipëria ka duruar 13 vite për hapjen e negociateve. Pas 10 viteve nëse prespektivat janë të sakta, vetëm Gjermania mund të ngelet në 10 vendet më të zhvilluara të botës nga shtetet e BE-së.

Nëse zgjerimi ecën me këtë ritëm kaq të ngadaltë mund të them që është një ritëm vetëvrasës. Nuk e di si do t’ia bëjë Evropa në të ardhmen. Për këtë arsye Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha Orban.

Vizita e sotme është në një periudhë shumë të rëndë, pasi kemi të bëjmë me një rindarje të rëndë ekonomike që po ndikon në Evropën e sotme. Nuk kemi qenë në gjendje të sjellim përpjekje në këtë drejtim. Për sa i përket pjesës golabale, konkurrenti i Evropës është në rënie dhe problem sot është si ta integrojmë Ballkanin Perëndimor në Evropë”, tha Orban.