Më 29 janar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për drejtuesen e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.
Ndërkohë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vë bast se ajo do ta kalojë me sukses vettingun, pavarësisht kritikave nga përfaqësuesi i ONM-së në seancën dëgjimore.
“Vë bast që Donika Prela, pavarësisht reagimit të ONM e kalon Vettingun”, shkruan ai.
Drejtuesja e Krimeve të Rënda deklaroi se ka blerë një apartament në vitin 2007, me sipërfaqe 95.6m2 me vlerë 32.100 euro.
Objekti është shitur disa vite më pas me një çmim prej 80 mijë eurosh. Për këtë është vlerësuar se ka një mospërputhje mes çmimit të tregut dhe atij që ishte deklaruar.