Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka komentuar orën policore për shkak të pandemisë, e cila nga data 1 qershor do të zhvendoset nga ora 22:00 në 23:00, deri në 06:00, kohë në të cilën ndalohet çdo lëvizje.
Zhvendosja vetëm me një orë e fashës ka pasur edhe reagime të shumta, jo vetëm nga qytetarë, por edhe nga epidemiologë, të cilët janë shprehur se ora policore edhe mund të ishte hequr.
Rama shkruan se për shkak të masave të marra, Shqipëria është në krye të klasifikimit në Europë për uljen e infektimeve.
“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës!
D.m.th e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë”, shkruan Rama.