Opozita ka paralajmëruar se nuk do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2018 me Edi Ramën kryeministër. Rama u shpreh se nëse opozita vendos të mos hyjë në zgjedhje, është e drejtë e saj.
“Nëse opozita nuk do të paraqitet, nuk e marrim me zor. Unë nuk përgjigjem me nëse. S’mendoj fare se presidenti nuk e dekretojë, nuk ka asnjë shkelje kushtetuese.
Pse nuk e shikoni ju Lulzim Bashën në çfarë halli është? Opozita, në të gjitha anketimet që bëjmë ne dhe mund t’i bëni edhe ju, qeveria ulet dhe ngrihet, opozita e ka vijën kështu…. Producentët, skenaristët do dalin”tha Rama në Report Tv.