Presidenti i shtetit, Ilir Meta, priti ditën e sotme në Presidencë përfaqësuesit e partive opozitare, ku duket që kanë shkuar me një qëndrim të unifikuar, sa i takon datës së zgjedhjeve parlamentare 2021.
Toka nuk gjen qetësi, një tërmet i fuqishëm godet mëngjesin e sotëm këtë shtet
Deri tani, nga takimet në zyrën presidenciale Vangjel Dule i PBDNJ, Arben Tafaj i PAA, Arjan Madhi i PR i kanë propozuar Metës 18 prillin si datën më të mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve dhe më e afërta nga nisja e periudhës zgjedhore 15 prill-15 maj.
“Propozojmë këtë datë për shkak se maji e më pas tij, është periudhë e vështirë për shqiptarët, pasi punojnë në punë sezonale në Greqi e vendet tjera. Gjithashtu, është datë mes dy pashkëve katolike dhe ortodokse”, tha Arben Tafaj, përfaqësues i Partisë Agrare Ambientaliste.
“Diskutuam për datën e zgjedhjeve si një akt përgjegjshmërie, me qëllim që të nisë sistematikisht përgatitja e procesit që më në fund edhe vendi ynë të arrijë atë standard, i cili përbën realitet të përditshëm në çdo vend demokratik. Qëndrimi ynë është i qartë, datën më të shpejtë të mundshme konfirmo legjislacionit në fuqi”, u shpreh Tafaj.