Ka nisur protesta e pestë kombëtare e opozitës jo kuvendore kundër qeverisë. Në këtë tubim që ndryshe nga të tjerët është menduar të zhvillohet me marshime drejt pesë institucioneve që sipas opozitës janë vegla të qeverisë: Kryeministrisë, Parlamentit, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Tubimi i 11 Majit u kthye në dhunë ndaj institucioneve dhe sulm të forcave policore ku u hodhën bomba molotov. Protesta e së shtunës u mbyll pas mesnate
50 persona u arrestuan pas protestës së dhunshme të opozitës para kryeministrisë, Parlamentit dhe drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërkohë në total janë 84 persona të proceduar, mes të cilëve ish-deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.
Nga protesta u lënduan 14 policë, 4 protestues mes tyre sekretari organizativ i PD-së, Sahit Dollapi për të cilin PD-ja protestoi para drejtorisë së policisë duke kërkuar lirimin e tij dhe një operator.