Opozita e bashkuar, PD dhe LSI, ka bërë sot kallëzim penal për audiopërgjimin e publikuar pak kohë ë parë nga PD, ku pretendohej se implikohej në trafikun e drogës edhe vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.
Krerët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, dorëzuan mesditën e sotme kallëzimin penal te Prokuroria e Krimeve të Rënda, në adresë të kryeministrit Edi Rama. Spaho deklaroi jashtë Krimeve të Rënda se opozita kërkon hetim penal ndaj Ramës, pasi sipas tyre ka fshehur të vërtetën për dosjen ‘Babalja’
Kërkojmë hetim penal ndaj Ramës për pengim të të vërtetës, për fshehje të të vërtetës duke mos dorëzuar provën e ekspertimit në një nga laboratorët më të mirë të botës.