Opozita e bashkuar, me në krye Partinë Demokratike, do të vijojë bojkotin e seancave plenare edhe këtë të enjte.
Takimin e radhës do ta zhvillojë në qytetin e Vlorës për të dhënë mesazhe kundër qeverisë, të cilën e akuzon për korrupsion dhe lidhje me krimin dhe për të mbrojtur ndërtimet e paligjëshme të qytetarëve në Jalë.
Opozita e bashkuar ka bojkotuar deri më tani të gjitha seancat plenare të këtij sesioni të ri parlamentar. Më 3 shtator opozita bojkotoi Kuvendin duke u zhvendosur në Shkodër, për të vijuar më pas në Elbasan e Durrës.
Kryedemokrati Basha ka deklaruar se çlirimi i qeverisë nga krimi do të jetë prioritet i opozitës në këtë sesion të ri të parlamentar.
Vertetë mund të luftoi në ikje duke vrapuar nëpër qytete Basha qeverinë?!