osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Opozita hipokrite përballë familjes që kërkon ta lënë të qetë

Opozita hipokrite përballë familjes që kërkon ta lënë të qetë

Nga Flogert Muça

Ka një hipokrizi dhe pashpirtësi që kalon çdo kufi, sulmi i PD-së dhe LSI-së mbi reagimin e familjes së të miturës nga Kavaja e cila pak ditë më parë kaloi një traumë psiko-fizike.

Që nga dita e parë e deri më sot, Partia Demokratike, LSI-a dhe media, nuk kanë lënë gjë pa thënë për vajzën, duke e përdorur atë ngjarje të rëndë sa për kapital politik, sa për klikime e audiencë. Opozita e ka përdor pashpirtërisht rastin për të sulmuar qeverinë, e mediat në pjesën më të madhe (jo të gjitha), për të shërbyer politkisht dhe për të thithur audiencë.

Pas kësaj traume të dytë të ushtruar nga eksponetët e mësipërm, familja e të miturës ka zgjedhur të flasë pasi durimi i tyre kishte arritur fundin. Prindrit e të miturës dhe gjyshi, të tre në moshë të madhe, të zotët e fjalëve që nxjerrin nga goja dhe të përgjegjshëm për atë që bëjnë, kanë bërë sot apelin e tyre më zë dhe me figurë që politika dhe media të mos merren më me familjen e tyre sepse kjo po i vret për herë të dytë.

Por, edhe pas kësaj kërkese të pastër të vetë familjes së dëmtuar, opozita ka vazhduar, madje ka intensifikuar sulmin që kishte nisur. Ne kushtet e mospasjes së kauzave të sajat, opozita po përdor hallin e një familje nga Kavaja.

E për të kuptuar se sa hipokrite, por edhe e çoroditur është opozita, mjafton të shohim dy elementë fare të thjeshtë:

Së pari, familjarët siç thamë edhe më lart, janë në moshë madhore dhe dinë ç’bëjnë. E për sa kohë ata vetë me vullnetin e tyre kanë zgjedhur të flasin e bëjnë apel për mospërdorimin e ngjarjes së tyre për politikë apo audiencë, s’ka më nevojë për asnjë koment as politik, as mediatik.

Elementi i dytë ka të bëjë me paradoksin e opozitës. Është qesharake, deri në kufinjtë e të pabesueshmes se si PD dhe LSI, që janë shkaktarët e reagimit të detyruar të familjes, dalin dhe i qajnë hallin asaj që deri dje e coptuan për kapital politik.

Thënë këto, PD dhe LSI sot kanë dalë përballë shqiptarëve dhunuesit e dytë të të miturës nga Kavaja e natyrisht, edhe si një trup pa ide e kauzë.

ps: Nuk do doja kurrësesi që të shkruaja për këtë çështje, por kur politika fut hundët, ka nevojë përherë për disa qartësime mbi faktet./Lexo.al