osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Opozita e protestave dhe opozita e audio-përgjimeve

Opozita e protestave dhe opozita e audio-përgjimeve

Nga Alfred Peza

Pas publikimit të një audio-përgjimi me pretendimin se bëhej fjalë për një bisedë mes vëllait të ministrit të Brendshëm dhe një personazhi X, duke bërë një pazar hashashi, opozita pa dashjen e saj i ka bërë një nder të madh opinionit publik. Kjo ska lidhje me diskutimin nëse është një fakt i montuar siç thotë Kryeministri, apo i vërtetë siç thotë kandidati për Kryeministër. Më shumë se sa kaq, publikimi i audio-përgjimit, na ndihmoi që të shihnim më qartë së kurrë më parë, portretin e plotë opozitar që të jep mundësinë të kundrosh format, metodat dhe strategjinë që ajo po përdor, për tu rikthyer sërisht në pushtet.

Ajo që ska më dyshime, është fakti se kjo opozitë e dytë (pas 2013) është përfundimisht, qartësisht e ndryshme nga opozita e parë (1997- 2005) e Partisë Demokratike. Eshtë një opozitë e ndryshme në formë dhe e ndryshme në përmbajtje. Por, kuptohet që është e njëjta në qëllim.

Nëse opozita e parë ishte një opozitë protestash në rrugë, kjo e dytë e shumta është një opozitë e protestave brenda sallës së Parlamentit.

Nëse opozita e parë, ishte opozita e militantëve dhe demokratëve idealistë që i shkonin pas PD çdo ditë shesh më shesh, rrugë më rrugë e rrugicë më rrugicë, kjo e dyta është opozita e elitës. Eshtë opozita e ish ministrave, e fëmijëve anonimë të prindërve të njohur. Opozita e promovuarve për shkak të raportit me Kryetarin e partisë, sesa me votuesit, strukturat dhe për shkak të kontributeve në shoqëri.

Nëse përkushtimi në opozitën e parë matej me numrin e mitingjeve, orët e protestave dhe grevave ku merje pjesë, opozita e dytë matet më numrin e statuseve në facebook dhe like-ve që japin e marin opozitarët virtualë në rrjetet sociale me njëri tjetrin.

Nëse opozita e parë e sillte presionin nga rruga dhe sheshet, direkt mbi qeverinë dhe mbi sallën e Parlamentit, opozita e dytë ëndërron që sjelljet e saj në sallën e seancave plenare të Kuvendit të mund të kopjohen edhe nga qytetarët në sheshe e rrugë.

Nëse opozita e parë gjakonte shpirt proteste dhe frymë revolte, opozita e dytë edhe kur ajo shpërthen nga qytetarët vetë si në rastin e Kukësit, PD-ja shkon e ia vjedh, me shpresën se si “prometejtë” e shekullit të XXI, flakën e saj dhe të gomave të djegura nëpër rrugë, do ta shpërndajnë anekënd nëpër Shqipërinë që sa vjen e bëhet gjithnjë e më indiferente. Aq sa në protestën para ministrinë e Brendshme kundër Fatmir Xhafajt, në atë që pretendohet prej saj se ishte skandali më i madh i qeverisë Rama, ajo mblodhi më pak protestues se në çdo rast tjetër të historisë së një partie protestash.

Sigurisht që Shqipëria e 1997 nuk ishte Shqipëria e 2013. As Shqipëria e 2005, nuk është më Shqipëria e 2018. E për rrjedhojë as edhe Partia Demokratike e 21 viteve më parë, nuk është më ajo parti që është sot. As Kryetari i PD i opozitës së parë, nuk është i njëjti i opozitës së dytë.

E bashkë me gjithë këto ndryshime, ka ndryshuar pothuajse plotësisht edhe mënyra e të bërit opozitë, mënyra e të bërit politikë, propogandë. Kanë ndryshuar marrëdhënia dhe komunikimi publik, si dhe ligjërimi politik.

Me pak fjalë, opozita e parë ka qenë një opozitë manuale. Ndërsa opozita e dytë, është dixhitale.

Nëse atëherë gjuhej me gurë, tani gjuhet me statuse.

Nëse atëherë institucionet sulmoheshin me armë, tani drejtuesit e tyre sulmohen me audiopërgjime.

Nëse atëherë të vinin kamerat, mikrofonat dhe gazetarët nga prapa. Tani politikanët i prodhojnë dhe i transmeton vetë live aktivitetet, fjalimet dhe debatet e tyre. Duke bërë edhe kameramanin, edhe mikrofonin, edhe gazetarin.

E ashtu si postulati i njohur kinez se “nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre ka macja, por rëndësi ka që të kapi miun”, edhe për opozitën aktuale, pak rëndësi ka se çfarë mjetesh, metodash, truqesh, kurthesh dhe akuzash përdor.

E rëndësishme, si atëherë në opozitën e saj manuale të gurëve dhe rrugëve, ashtu edhe në opozitën e sotme dixhitale të audio-përgjimeve dhe facebook-ëve, është që ajo të rikthehet në pushtet. Kaq e thjeshtë është.