osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Opozita e pashkollë apo me matematicien Lulin?! 30 qershorin e braktisën vetëm militantët e PD-LSI: 40% e shqiptarëve në vend morën pjesë në votime!

Opozita e pashkollë apo me matematicien Lulin?! 30 qershorin e braktisën vetëm militantët e PD-LSI: 40% e shqiptarëve në vend morën pjesë  në votime!

Bien alibitë e opozitës sa i takon pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Për KQZ pjesëmarrja ishte rreth 23 për qind, ndërsa opozita këmbëngul se votuan 15 për qind. Basha, Kryemadhi e madje Meta janë shprehur se 85 për qind e shqiptarëve bojkotuan Ramën dhe janë në krah të opozitës. Por si është e vërteta? A e bojkotuan 30 qershorin vërtet 85 për qind e shqiptarëve?

Gazeta ka bërë një krahasim me zgjedhjet e mëparshme dhe me shifrat e KQZ për numrin e votuesve me ato të INSTAT. KQZ deklaroi zyrtarisht se nga 3.536.015 votues në lista, votuan më 30 qershor 812.249 persona. Opozita e shfrytëzoi këtë duke thënë se pjesa dërrmuese bojkotuan zgjedhjet moniste, pa treguar të vërtetën. Instituti i Statistikave në shkurt të këtij viti ka publikuar shifrat zyrtare të shqiptarëve që banojnë në Shqipëri. Sipas tabelave më 1 janar 2019, numri i banorëve në vend është 2.862.427 persona. Pra pjesa tjetër janë emigrantët që kanë dhjetëra vite jashtë dhe një pjesë nuk janë kthyer fare në Shqipëri. Nga 2.8 milionë, rreth 750 mijë janë të moshës nën 18 vjeç, pra që nuk janë votues. Atëherë, numri i shqiptarëve në Shqipëri që mund të votojnë rrudhet në 2.1 milionë persona. Pra nga rreth 2 milionë shqiptarë në vend, në votime morën pjesë mbi 800 mijë, që i bie rreth 39 për qind e votuesve. Sërish dikush mund të thotë se gati 60 për qind e kanë bojkotuar dhe krijohet ideja se janë me opozitën. Por tradita ka treguar se një numër i madh i votuesve në vend nuk votojnë. Këtë e tregon rezultati i zgjedhjeve të 2017 sipas të dhënave të KQZ, pjesëmarrja ishte 46.7 për qind ku votuan 1.6 milionë njerëz. Nëse i referohemi sërish INSTAT, në 2017 numri i banorëve në vend ishte 2.9 milionë. Nga këta rreth 80 janë nën 18 vjeç dhe shkon sërish te 2.1 milionë emra që duhet të votojnë. Por duke qenë se votuan 1.6 milionë njerëz, rezulton se rreth 500 mijë nuk kanë marrë pjesë. Në përqindje mund të përafrohet në 23 për qind. Atëherë, duke u kthyer te shifrat aktuale, në zgjedhjet e 30 qershorit morën pjesë 800 mijë persona. 500 mijë dihet që nuk votojnë dhe kjo shifër shkon në afro 1.3 milionë. Pra vetëm rreth 600 votues të rregullt nuk votuan. Për koicidencë PD në zgjedhjet e 2017 mori 450 mijë vota, ndërsa LSI rreth 200 mijë vota. Pra, ata që nuk votuan ishin vetëm militantët e PD dhe LSI. Sado që opozita pretendon se ishin 85 për qind e shqiptarëve që bojkotuan zgjedhjet, shifrat reale tregojnë të kundërtën, pasi rreth 700 mijë shqiptarë janë jashtë kufijve dhe nuk kanë votuar kurrë në vendin tonë.

PD-LSI intensifikojnë lëvizjet

Edhe pse nuk morën pjesë dhe nuk arritën të ndalin zgjedhjet e 30 qershorit, PD e LSI kanë vendosur të bëjnë gjithçka për të rrëzuar rezultatin. Dje opozita i është drejtuar me një shkresë KQZ, ku ka kërkuar kopje të të gjitha materialeve zgjedhore. Sipas burimeve, plani është që të shihen të gjitha dokumentet për të faktuar manipulimin me pjesëmarrjen dhe votat në kuti. Por mbetet të shihet se sa do realizohet diçka e tillë, pasi dikur kryeministri Rama hyri në grevë për të hapur kutitë dhe nuk u arrit diçka e tillë. Ndërkohë dje shefja e misionit të OSBE takoi Bashën në seli. Ata qëndruan për rreth 1 orë dhe diskutuan mbi zgjedhjet. ODIHR nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, edhe pse PD e LSI u shprehën se i rrëzoi zgjedhjet. Por nga ana tjetër për SHBA e BE zgjedhjet ishin të lira e të drejta dhe 30 qershori është kapitulli mbyllur dhe vetm kushtetuesja e vë atë në diskutim./Kliti TOPALLI