Më në fund, Shpëtim Idrizi, si hajdut i gjysëmpartisë që drejton, iu ul në gjunjë kolicionit qesharak, që sot quhet opozitar.
Duke u bashkuar me ata, që i kanë bërë gjëmën çështjes kombëtare dhe veçanërisht asaj kombëtare, Shpëtua i ktheu kurrizin çështjes çame, që e përdor si kauz “renegatësh”, megjithëse kurrë nuk ka qenë kauza e tij dhe u kthye në shtratin e vjetër, ku militonte kur shiteshin troje dhe mbilleshin varreza ushtarësh grek.
Nuk kemi asgjë me Shpëtimat, sepse janë shtuar shumë, si gjahtar pushteti, që vrapojnë pas allateve të dashit, që t’i bien. Por, i paprecedentë është fenomeni, që i nxjerrë lakuriq këto pseudo politikan, që e kanë kthyer opozitën si një shportë karavidhesh, ku herë hynë një çam me emrin Shpëtim dhe herë del një grek me emrin Vangjel, herë hynë një repulikan me emrin Fatmir, duke u puthur me një zogist me emrin Sulejman, e me një socialiste me emrin Monika, nën çadrën e demokratit Lulzim.
A mund të ketë ideolog, apo politolog, të na thotë, se çfarë përfaqësojnë ky grupim me emrin opozitë e bashkuar?! Një parti politike, duhet të ketë programin e saj për shtresën që përfaqëson dhe natyrisht programi i të djathtës, kurrësesi nuk mund të realizohet me të majtën, programi i monarkisë, kurrë nuk mundet të bashkëjetoi me republikanët, e programi i Vangjelëve, kurrë nuk mund të ulet në tavolinën e bedelët çamë.
Ky është handikapi më i madh i të ashtuquajturës politikë, që nuk ka asnjë lidhje me politikën, e do të shokonte çdo njeri, që e di se çdo të thotë politik.
Politikë, nga greqishtja do të thotë ekonomi dhe ekonomia e kapitalit, nuk e dimë se në çfarë vendi të rruzullit mund të jetojnë bashkë me ekonominë e të gjithë kolektive. Natyrisht, që këto janë shaka qesharake, sepse nëse nuk ke një program ekonomik, nuk mund të jesh parti politike, sepse nuk përfaqëson asgjë, përveç emrit që ke zgjedhur, si çdo krijesë që lind.
Këto të quajtura parti, me një vendim gjykate, janë thjeshtë një grup SHPK-ësh, që kanë dalë me humbje vitet e fundit dhe po bëjnë korporatë, se mos fuqizohen tani që nuk u ka mbetur asgjë, madje u kërkohet të japin llogari edhe për plaçkën e mbledhur, e kjo i frikëson dhe i bashkon!/Ekskluzive.al