Policia italiane ka përfunduar hetimin e thelluar të quajtur në shqip “TE KINEZI”. Bëhet fjalë për një ambient që përdorej si vend takimi nga një bandë kriminale. Karabinierët e Vogerës të koordinuar nga Porurori i Pavisë në veri të Italisë, kanë ekzekutuar gjatë orëve të natës disa urdhër-arreste. Shtatë persona ranë në pranga në provincat e Burgondi, Garlasco, Dorno dhe Lomello, gjashtë prej të cilëve shtetas shqiptarë.
Hetimi i mësipërm nisi nisi më 2016 si përgjigje ndaj grabitjeve me vlera të mëdha në dëm të tregtarëve dhe pronarëve të banesave. Fenomeni i rëndë ishte dokumentuar përmes një strategjie të bazuar te një mbledhje e kujdesshme e të gjitha të dhënave të mbledhura gjatë episodeve kriminale. Karabinierët e Lomellinës e kishin intensifikuar mbikëqyrjen e subjekteve që kishin nën vëzhgim. Elementët e grumbulluar, mundësuan një hetim të plotë nga karabinierët e Vogerës të disa shtetasve shqiptarë dhe nisën veprimet për ta shpërbërë përfundimisht bandën e tyre kriminale.
Përgjimet dhe gjëmimet
Veprimet hetimore, të kryera edhe me ndihmën e përgjimeve, por mbitëgjitha përmes instrumenteve të ndryshëm të vëzhgimit dhe gjurmimit, mundësuan grumbullimin e elementëve të rëndëisshëm për provat ndaj bandës kriminale. Banda kishte kryer mjaft vepra penale, që varionin nga grabitjet ndaj dyqaneve të tregtarëve të ndryshëm dhe ndaj strukturave publike, deir te vjedhja e veturave, por edhe falsifikimi i dokumenteve dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Në disa raste shqiptarët kanë përdorur edhe armët për të bërë kërcënime në mbrojtje të interesave te tyre kriminale.
Shtatë arrestime
Personat që kanë rënë në pranga janë shtatë. Ata janë të gjithë shqiptarë të dënuar më parë dhe banues në territorin e Lomellos me përjashtim të një romi nga Rumania. Personat janë E.R., 33 vjeç, i cili aktualisht është burgosur edhe për një çështje tjetër në burgun e Alessandrias; E.N., 23 vjeç me banim në Tromello; S.T. 27 vjeç, me banim në Dorno; F.P., 22 vjeç nga Bressanone (BZ); F.P., 35 vjeç, banues në Ferrera Erbognone; S.F., 37 vjeç, i vetmi rom, i cili ëhstë burgosur edhe pë rnjë çështje tjetër në burgun e Pavias dhe A.T., 39 vjeç, i lindur në Shqipëri por me shtetësi irlandeze, banues në Ferrera Erbognone.
Dy prej tyre ndodhen tashmë në burg. Për të dy tjetër autoritetet gjyqësore kanë vendosur masën e përkohshme të arrestit me burg, ndrysa për tre të tjerë është aplikuar masa e arrestit shtëpiak. Vetëm pë njërin prej tyre është urdhëruar që të mos lëvizë larg vendit të tij të banimit.