osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

ONM, sqarime nga prokurorët Bako e Karanxha, që hartuan dosjen “Basha” të Rrugës së Kombit

ONM, sqarime nga prokurorët Bako e Karanxha, që hartuan dosjen “Basha” të Rrugës së Kombit

Pika më “delikate”, për të cilën do të pyeten dy prokurorët Kranaxha e Bako, do të jetë “çudia”, se gjatë rrugës 1 km gjatësi, nga Prokuroria e Tiranës, deri në në Prokurorinë e Përgjithshme, kanë “humbur” disa fashikuj provash dhe procesverbali lëndor, shoqërues i dosjes

Mund të mendojnë qytetarët dhe vetë Lulzim Basha, se është mbyllur dosja e vjedhjes gjigande 230 milionë euro në fondet e “Rrugës së Kombit”, por “ustallarët” e SHBA-ONM, po e “kapin lepurin me qerre” dhe sipas informacioneve, janë ofruar shumë “pranë” Lulzim Bashës, i cili nuk ka më mburojë, Llallën, Zaganjorin, Ndrecën, Gjinin e Beçajn, Dvoranin e Fullanin.

Shefat e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), me porosi të SHBA që po monitoron gjithë pasuritë dhe dosjet panale të politikanëve, kanë marrë nga prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria e Përgjithshme, dosjen hetimore, të skandalit “Basha”.

Ritrajtimi i dosjes “Basha”, po nis me verifikimin ligjor të saj, nga “kontakti” me dy prokurorët e Tiranës, Ervin Karanxha e Llambi Bako, njeri prokuror i çështjes, tjetri Shef i Sektorit te Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, urdhërues i nisjes së hetimit dhe kontrollues i ligjshmërisë së dosjes.

Sipas informacionit, prokurorët Karanxha e Bako, do të japin sqarime në zyrat e ONM, për Procedimin Penal Nr. 893, datë 09. 03.2007 të dosjes “Rruga e Kombit”, lidhur me transferimin e saj drejt Prokurorsë së Përgjithshme “Për mos-kompetencë”, në datën 7 shtator 2007.

Pika më “delikate”, për të cilën do të pyeten dy prokurorët Kranaxha e Bako, do të jetë “çudia”, se gjatë rrugës 1 km gjatësi, nga Prokuroria e Tiranës, deri në në Prokurorinë e Përgjithshme, kanë “humbur” disa fashikuj provash dhe proceverbali lëndor, shoqërues i dosjes, ndërkohë që për këtë do të pyeten dhe zyrtarët e Prokorirsë së Përgjithshme.

Një tjetër sqarim “delikat”, që duhet të japin dy prokurorët Karanxha e Bako, ka lidhje me faktin, përse nga dosja “Basha”, janë veçuar e janë lënë në “harresë” edhe 18 denoncimet faktike, të bëra nga denoncuesi A.Meçe, për abuzime në prokurime investimesh të tjera infrastukturore.

Sqarimi për transferimin, dihet, mbasi sipas Dosjes Hetimore Nr. 893, datë 09. 03.2007, gjithë rezultati hetimor, ka përcaktuar si person përgjgjës vetëm Lulzim Bashën dhe në rastin konkret, pozicioni i tij deputet, të drejtën për hapjen e hetimit e merr Prokuroria e Përgjithshme.

Ndërsa “sqarimi” për veçimin dhe lënien në ”harresë” të pjesëve të tjera të denoncimit, që kishin si subjekt ish-ministrin Lulzim Basha, si dhe zhdukja e procerbalit me fashikujt e disa dokumenteve të dosjes për Rrugën e Kombit, ka nisur të zbardhet.

Një nga provat e zhdukura është fakti, se punimet figurojnë në letrat e pagesave, por jo në zbatim fizik, të projektit në rrugën paralele Tiranë-Durrës, krahu i majtë Loti nr.2, me vlerë 9 milirdë lekë të reja, por janë edhe 18 prova të tjera, që kanë firmën “Basha”, të cilat do t’i publikojmë në vijim./Pamfleti