Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përgëzuar Olta Xhaçkën në postin e ri si Ministre e Punëve të Jashtme.
Në një posyim që ka bërë në rrjetet sociale, Pompeo thotë se Xhaçka ka qenë një partnere e fortë në drejtimin e dikasterit të Mbrojtjes ndërsa shton se shpreson të punojë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri teksa kjo e fundit shkon drejt Bashkimit Europian.
“Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin se Olta Xhacka është Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partner i fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministër i Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”, tha ai.