Këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi të shtunën e kaluar kishte mundësi të shfrytëzonte ‘kutinë e pandorës’ dhe në bazë të kësaj edhe të dërgonte disa prej banorëve në nominim.
Ndryshe nga herët të tjera, ajo do të duhej të zgjidhte dy çifte në një televotim që do të zgjidhet më pas atë më pak të preferuar nga publiku për t’u përballur me njëri-tjetrin.
Nita zgjodhi Kiarën dhe Oltën bashkë me Kristin dhe Qetsorin, dhe ishin pikërisht dy vajzat që sonte (e martë) gjatë spektaklit që u votuan si më pak të preferuara.
Kështu, Olta dhe Kiara dolën përballë njëra-tjetrës në nominim dhe njëra prej tyre pritet të largohet të shtunën që vjen.
Menjëherë pas këtij nominimi, Luizi edhe një herë tjetër ka deklaruar se nëse Kiara është ajo që do të eliminohet, ai do të largohet bashkë me të.
Mbetet të shihet se cila prej dy banoreve që janë pjesë e Big Brother VIP Albania që nga fillimi do të largohet përfundimisht.