osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Oktapodi” i drejtësisë ndërkombëtare

“Oktapodi” i drejtësisë ndërkombëtare

I ndërgjegjshëm se luan me bllofin, ai dhe PD më shumë se analizon kandidatët përpiqet t’i mbushë mendjen opinionit shqiptar, por edhe atij ndërkombëtar se qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama është “lugati” dhe oktapodi që pasi hodhi në dorë reformën në drejtësi, pasi emëroi në sistemin e drejtësisë shqiptare ata që i binden, pasi seleksionoi dhe largoi ata që i prishin punë, kërkon me të njejtat forma të bëjë të njejtën gjë edhe me Strasburgun.

 Bardhyl Bejko

Pasi u damkos si oktapodi që ka mbërthyer drejtësinë shqiptare dhe komandon tërë platformën e reformës në drejtësi, vettingun, përzgjedhjen dhe seleksionimin e gjyqtarëve, duke larguar të “ndershmit” specialistët që kanë qenë “shembull” në dhënien e drejtësisë dhe etalon të “korrektesës” dhe duke mbrojtur të korruptuarit, erdhi momenti që Kryeministri i Shqipërisë t’i shtrijë tentakulat përtej kufijve shtetërorë dhe të “shtjerë” në dorë edhe drejtësinë ndërkombëtare. Shkurt, Gjykatën e Strasburgut.

Këshilltari ligjor i PD-së, ish ministri teknik i kësaj force politike, pas marrëveshjes së majit 2017-të, Rama –Basha, ku në gjashtë muaj në karrigen e ministrit nuk u evidentua për asnjë ditë si teknicien po si politikan konsekuent në zbatim të direktivës dhe strategjisë së partisë që përfaqësonte në një deklaratë për shtyp nga selia qendrore e PD-së, Gazmend Bardhi tha me bindje dhe besim absolut se: -Edi Rama bllokon për herë të pestë emërimin e gjyqtarëve përfaqësues të Shqipërisë në Strasburg. Sipas tij, ai ka pasur si qëllim të dërgojë në këtë institucion njerëz që garantojnë të zbatojnë politikat e tij në vendimmarrjet e këtij institucioni, duke mos bërë aspak transparencë në përzgjedhjen e kandidatëve.

Për këtë arsye, asnjëri prej të dërguarve deri sot nuk është pranuar dhe janë kthyer si të papërshtatshëm. Dhe për ti vënë kapak kësaj manovre, së fundi dërgon kandidatura që kanë lidhje direkte me Sorosin ose janë familjarë të ministrave. Njëri prej tyre, Sokol Berberi është kunati i Fatmir Xhafajt. Ashtu sikundër Darien Pavli është njeriu i Sorosit. Fiks i “armikut” që gllabëroi reformën, i dha drejtimin që donte. I dha në dorë drejtësinë Ramës. Duke bërë biografinë sipas stilit të PP dhe gërmuar se kush dhe cili është kandidati i propozuar që në realitet janë tre dhe do zgjidhet vetëm njëri, PD hedh akuzën e rëndë, por edhe shumë të dyshimtë për t’u besuar se tani i ka ardhur radha për tu kapur drejtësia europiane.

Duke e matur gjithçka me kudin e vet dhe duke e shtrirë shpifjen edhe përtej kufijve shtetërorë, këshilltari i PD-së në emër të saj dhe si zëdhënës i Bashës, bën akuza të cilat në realitet nuk synojnë të mbrojnë procesin e përzgjedhjes, po janë përpjekje tipike për të influencuar në vendimmarrjen e Strasburgut. Është synimi të pengojë emërimin dhe jo të zgjidhë problemin apo të bëjë transparencën.

PD përmes këshilltarit të saj ligjor i dërgon një sinjal të fortë Strasburgut. Kujdes se po u vijnë hafijet, njerëzit e përpunuar, eunukët, kandidaturat që nuk meritojnë të ulen në tavolinën e drejtësisë europiane. Dhe logjika e partisë vijon se ata atje nuk dërgohen si gjyqtarë dhe nuk kanë për të zbatuar ligjin, po politikat personale të kryeministrit dhe do të jenë syri dhe veshi i Ramës për të mbrojtur qeverinë e mazhorancën nga vendimet e drejta të kësaj gjykate.

Këshilltari juridik i PD do të na mbushë mendjen se Strasburgu mund të devijojë nga vendimmarrja tradicionale, nga presioni dhe marifetet e “manipulatorëve” që dërgohen nga Shqipëria!? Se gjyqtarët e dërguar janë vetëm bedelë të qeverisë dhe do veprojnë, jo me ndërgjegjen që i karakterizon, po si ushtarë që dinë të thonë: Si urdhëron! Jes! Nuk dinë të bëjnë dysh fjalën e atyre që sot drejtojnë qeverinë. Tek këto kandidatura sipas Bardhit nuk mund të kenë besim ish pronarët. Ish të persekutuarit. Të larguarit nga puna. Ankimuesit për padrejtësitë që i drejtohen kësaj gjykate. Se atje do ndeshin me murin e palëvizshëm të të dërguarve të qeverisë.

Po njëherësh ky është edhe një konceptim shumë empirik dhe i pabazë, sikur drejtësia e Europës është një zgjatim i drejtësisë shqiptare dhe “kamikazët” e infiltruar atje do bëjnë punën e tyre në interes të padronëve. Një gjykim i tillë nuk është fyes vetëm për qeverinë dhe trupën e gjyqësorit shqiptar. Akademikëve, njohësve të legjislacionit kombëtar e ndërkombëtar, profesorëve të drejtësisë, elitave të sistemit juridik që nuk i mungojnë Shqipërisë. Kandidatët shqiptarë nuk janë njerëz të rastësishëm. Të paditur. Të pazot.

Po etiketimet e PD-së për kandidatët e radhës nuk janë përbuzje e denigrim vetëm për ata. As vetëm një përbuzje në shkallë kombëtare siç veprohet kurdoherë ndër ne. Në vendin tonë me këtë logjikë jemi dhelur. Është një paragjykim dhe vlerësim i shtrembër dhe subjektiv për elitën e drejtësisë europiane, të cilët e bëjnë detyrën bazuar tek e vërteta, japin drejtësi të pavarur dhe nuk bëjnë allishverishe. Ata nuk mund të manipulohen aq më pak të bëhen marioneta për ne shqiptarët.

Të bëhen therorë për interesa të qeverisë së Shqipërisë. Ta barazosh Gjykatën e Strasburgut me gjykatat tona, ku deri sot më shumë se 60 përqind e gjyqtarëve që kanë kaluar në sitën e vettingut janë me njolla të rënda në biografinë profesionale, siç doli gjatë procesit edhe për pasurinë e deklaruar, jo më për atë që zotërojnë realisht do të thotë të jesh subjektiv, të bësh një analizë empirike dhe sipërfaqësore. Barazi mes drejtësisë së derisotme të vendit tonë dhe asaj europiane është si të vësh shenjën e barazimit mes diellit dhe tokës, të barazosh demokracinë tonë të brishtë me atë të vendeve më të zhvilluara të globit.

Përkushtimin dhe korrektesën e Gjykatës së Strasburgut e njohin shumë mirë juristët e Lulzim Bashës dhe vetë ai, si koleg i tyre. E di shumë mirë edhe Gazmend Bardhi. Po kështu u intereson për të hedhur baltë edhe mbi vetë Strasburgun, tribunalin që ka dhënë vendime të pabesueshme, të guximshme vetëm në emër të ligjit dhe nderit të tyre. Supozojmë se kandidatura e Shqipërisë në Strasburg do jetë njëri prej atyre që ka dërguar qeveria. Le të hamendësojmë se dërgohet një ushtar i bindur me një mision për të mbrojtur bëmat e kësaj qeverie.

Po, a mund të na thotë këshilltari Bardhi dhe gjithë të bardhët e PD-së si merren vendimet në Strasburg? A ka fuqi një gjyqtar i Ramës edhe nëse do ishte i vërtetë akuzuesi, të imponojë një trupë gjyqësore të kësaj gjykate sikur të jenë produkt i Plepave, tre mujorësh apo ca gjyqtarë që më shumë se drejtësinë i kanë bërë temena kuletës, siç po del sot nga mali i parave dhe pasurive të grumbulluar nga togat e zeza?

Cili është ai gjyqtar i Europës që mund të shkelë mbi prestigjin e vet, përvojën, betimin, pavarësinë, karizmën e karrierën, të bëhet palë me një gjyqtar misionar shqiptar për t`i bërë ndere kryeministrit tonë, që paraqitet nga opozita si të ishte një lubi e kuçedër që veç gllabëron politikën, votat, drejtësinë, pasurinë, është ortak me oligarkët, përfitues i tenderave, jo vetëm në shkallë kombëtare po edhe atë mbarëbotërore?!

Të gjykosh kështu është vërtetë e mjerim e injorancë, keqdashje ekstreme. Të flasësh në këtë mënyrë është si ti matësh të gjithë me kudin tënd. T`i fusësh në një thes edhe strasburgasit edhe plepistët. Kërkesat e kësaj gjykate janë të njohura dhe nuk mund të injorohen nga askush aq më pak nga qeveria shqiptare. Po pse këshilltari Bardhi kërkon ta parqesi këtë akt formal siç është ai i kandidaturave si një manovër konspirative, një marifet qeveritar për të hedhur në dorë këtë gjykatë që ka përmasa europiane dhe është një tribunë që nuk pranon ndërhyrje që cënon ndershmërinë, që qëndron larg pazareve të gjykatave tona?

I ndërgjegjshëm se luan me bllofin, ai dhe PD më shumë se analizon kandidatët përpiqet t’i mbushë mendjen opinionit shqiptar, por edhe atij ndërkombëtar se qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama është “lugati” dhe oktapodi që pasi hodhi në dorë reformën në drejtësi, pasi emëroi në sistemin e drejtësisë shqiptare ata që i binden, pasi seleksionoi dhe largoi ata që i prishin punë, kërkon me të njejtat forma të bëjë të njejtën gjë edhe me Strasburgun.

Përpjekja për t`i dhënë përmasa ndërkombëtare veprimtarisë okupuese të Kryeministrit të Shqipërisë, nxitimi për ta shitur si oktopodi i globit nuk është gjë tjetër veç bllofi i radhës për ta treguar atë si njeriu që synon të sundojë në Shqipëri dhe të hedhi në dorë edhe drejtësinë e gjithësisë. Me kandidaturat e qeverisë deri sot Strasburgu është i pakënaqur sipas opozitës tonë. Dhe me ndonjërin ka edhe të drejtë.

Po për të qetësuar PD-në dhe për t’u dakordësuar njëherë të vetme me të pasi deri sot dëgjojmë: Jo, kurrë, të ikin, të shporren, do t`i përmbysim, a nuk do ishte më mirë që qeveria të hidhte vështrimin jo nga të sajët se ata janë të padëshirueshëm e të pabesueshëm po pikërisht nga vatha e opozitës, dikë nga ajka e juristëve të saj për Strasburgun? Do ishte fiks fare nëse do veprohej kështu. Le të zgjidhet njëri prej tyre, vetë Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, Strazimiri, Manjani apo Alibeaj. Me ta, edhe mundet që Strasburgu të thotë më në fund: Jes! Ky është i duhuri!