Policia vazhdon kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes se Grei Frashërit, djaloshit 23-vjeçar me origjinë shqiptare.
Krimi ndodhi rreth orës 5.45 minuta të 7 shtatorit në rrugën 93 në Fourth Avenue, vetëm gjysmë milje larg shtëpisë së tij.
Policia ishte njoftuar për sulmin dhe në momentin kur kishin mbërritur në vendngjarje kishin gjetur 23 vjeçarin me plagë të shkaktuar nga një armë, në qafën e tij.
Deri tani nuk është bërë ndonjë arrestim, ndërsa policia ka shpërndarë foton e 23 vjeçarit duke kërkuar ndihmë në komunitet për të gjetur autorin.