osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Oerd Bylykbashi I Shtëpisë së Lirisë: Më 6 Mars do ta thyejmë Edi Ramën në Durrës

Oerd Bylykbashi I Shtëpisë së Lirisë: Më 6 Mars do ta thyejmë Edi Ramën në Durrës

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ishte i pranishëm pasditen e sotme në një takim me demokratët në Katund të ri në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi ashtu sikurse ish-kryeministri Sali Berisha tha se 6 Marsi do të tregojë se kush është opozita e vërtetë.

Bylykbashi akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se ishte ai që ua hoqi mundësinë demokratëve për të fituar bashkinë e Durrësit duke bojkotuar zgjedhjet në 2019. Por sipas tij këtë radhë i kanë të gjitha mundësitë dhe u shpreh se në këtë datë “do ta thyejnë” Edi Ramën.

“Të dashur miq, ju falenderoi që keni ardhur kaq shumë shumë sot në këtë takim me kandidatin tonë që kemi nxjerrë me votën tonë, zotin Ardin Muka dhe na nderon sot me prezencën e tij Profesor Sali Berisha.

Fuqia e jashtëzakonshme pas gjthë kësaj lëvizje të madhe që kemi nisur me një objektiv të madh, për të risjellë pluralizmin dhe të rikthejë demokracinë shqiptare në shina dhe t’i kthejmë lirinë shqiptarëve për të bërë gjërat siç ata duan dhe jo siç do qeveria.

6 Marsi është një ditë e madhe shumë e rëndësishme për këtë. Kemi dy objektiva këtu në Durrës: Më 6 Mars ne luftojmë për të treguar që ne jemi opozita e vërtetë dhe ne nuk bëjmë asnjë kompromis jo vetëm me vlerat tona por me këtë regjim që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët, ne kemi edhe betejën tonë të madhe për të fituar Durrësin.

Ne do të fitojmë Bashkinë e Durrësit për të ua kthyer atë demokratëve, qytetarëve dhe të gjithë njerëzve dhe për të treguar se nuk mund të grabitet siç e kanë grabituar prej 22 vitesh socialistët.

Ne ishim gati edhe në 2019 për të fituar Bashkinë e Durrësit por vendimi i Lulzim Basha na e hoqi mundësinë që të përballeshim dhe ta fitonim, por kësaj radhe do ta fitojmë bashkinë e Durrësit, i kemi të gjitha mundësitë. Kundërshtari ynë me të cilin ne përplasemi pa kompromis dhe do ta thyejmë është Edi Rama me qeverinë e tij grabitqare dhe me këtë opozitë që nuk bën kompromise ne do t’ua kthejmë qytetin qytetarëve”- deklaroi Bylykbashi.